Transferimi i përmbajtjes së videos në pajisjen tuaj
Para se të nisni përdorimin e aplikacionit Filmat, është më mirë të transferoni filmat,
programet televizive dhe përmbajtjen tjetër të videove në pajisjen tuaj nga pajisje të tjera,
si p.sh. një kompjuter. Ka disa mënyra për të transferuar përmbajtjen tuaj:
•
Lidheni pajisjen me një kompjuter nëpërmjet një kablloje USB dhe zvarrisni e lëshoni
drejtpërdrejt skedarët e videove duke përdorur aplikacionin e menaxhuesit të skedarëve
në kompjuter. Shihni Lidhja e pajisjes tuaj me një kompjuter në faqen 101.
•
Nëse keni një kompjuter, përdorni aplikacionin Media Go™ nga Sony™ për të organizuar
përmbajtjen dhe për të transferuar skedarët e videove në pajisjen tuaj nëpërmjet
kompjuterit.
•
Nëse kompjuteri është Apple® Mac®, mund të përdorni Sony™ Bridge for Mac për të
transferuar skedarët e videove nga iTunes në pajisjen tuaj.
88
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.