Menaxhimi i përmbajtjes së videos
Për të marë informacionin e filmit me dorë
1
Sigurohuni që pajisja juaj ka një lidhje aktive të të dhënave.
2
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi , pastaj gjeni dhe trokitni lehtë mbi Filmat.
3
Trokitni lehtë mbi Të gjithë në skedën Koleksioni im për të shfletuar për te
miniatura e një skedari, për të cilin dëshironi të merrni informacion.
4
Prekni dhe mbani miniaturën e videos, pastaj trokitni lehtë Kërkoni informacion.
5
Nëse kërkohet, lejojeni pajisjen tuaj të shkarkojë hollësitë e videos duke përdorur
lidhjen e të dhënave celulare.
6
Në fushën e kërkimit, futni fjalët kyçe për videon, pastaj trokitni lehtë mbi tastin e
konfirmimit në tastierë. Të gjitha përkimet shfaqen në një listë.
7
Përzgjidhni një rezultat kërkimi, pastaj trokitni lehtë mbi U krye. Shkarkimi i
informacionit fillon.
Mund të merrni automatikisht informacione për videot më të reja të shtuara çdo herë që hapet
aplikacioni Filmat nëse shenjoni kutinë e zgjedhjes Merr detajet video nën Cilësimet. Mund të
zbatohen tarifa për transmetimin e të dhënave.
Nëse informacioni i shkarkuar nuk është i saktë, kërkoni përsëri duke përdorur fjalë kyçe të
ndryshme.
Për të pastruar informacionin për një video
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi , pastaj gjeni dhe trokitni lehtë mbi Filmat.
2
Trokitni lehtë mbi Të gjithë në skedën Koleksioni im për të shfletuar videon që
dëshironi të modifikoni.
3
Prekni dhe mbani miniaturën e videos, pastaj trokitni lehtë mbi Zbraz
informacionin.
Për të fshirë një video
1
Nga ekrani bazë, trokitni lehtë mbi , pastaj gjeni dhe trokitni lehtë mbi Filmat.
2
Trokitni lehtë mbi Të gjithë në skedën Koleksioni im për të shfletuar videon që
dëshironi të fshini.
3
Prekni dhe mbani miniaturën e videos, pastaj trokitni lehtë Fshi nga lista që
shfaqet.
4
Trokitni përsëri lehtë mbi Fshi, për të konfirmuar.