Cilësimet e telefonatave
Bllokimi i telefonatave
Mund të bllokoni të gjitha ose disa kategori të telefonatave në hyrje dhe atyre në dalje.
Kur e përdorni për herë të parë bllokimin e telefonatave, duhet të futni PUK-un tuaj
(Kodin personal të zhbllokimit) dhe më pas një fjalëkalim të ri, për të aktivizuar funksionin
e bllokimit të telefonatave.
Për të bllokuar telefonatat në hyrje ose në dalje
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Cilësimet e telefonatës > Bllokimi i
telefonatave.
3
Përzgjidhni një opsion.
4
Futni fjalëkalimin dhe trokitni lehtë mbi Aktivizo.
Refuzimi i një telefonate me një mesazh
Mund të refuzoni një telefonatë me një mesazh të paracaktuar. Kur refuzoni një telefonatë
me një mesazh të tillë, mesazhi i dërgohet automatikisht telefonuesit dhe ruhet në
pajisjen tuaj.
Gjashtë mesazhe janë të paracaktuara në pajisjen tuaj. Mund të përzgjidhni nga këto
mesazhe të paracaktuara, të cilat gjithashtu mund të modifikohen nëse është e
nevojshme.
Për të refuzuar një telefonatë me një mesazh të paracaktuar
•
Tërhiqni Refuzo me mesazh lart, pastaj përzgjidhni një mesazh.
Për të refuzuar një telefonatë të dytë me një mesazh të paracaktuar
•
Kur dëgjoni bipe të përsëritura gjatë një telefonate, tërhiqni Refuzo me mesazh
lart, pastaj përzgjidhni një mesazh.
Për të modifikuar mesazhin e përdorur për të refuzuar një telefonatë
1
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .
2
Gjeni dhe takoni Cilësimet > Cilësimet e telefonatës > Refuzo telefonatën me
mesazh.
3
Takoni mesazhin që dëshironi të modifikoni, pastaj bëni ndryshimet e nevojshme.
4
Kur të përfundoni, takoni OK.
Përcjellja e telefonatave
Ju mund t'i përcillni telefonatat për shembull, në një numër tjetër ose në një shërbim të
sekretarisë telefonike.
42
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të devijuar telefonatat
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Cilësimet e telefonatës > Transferimi i
telefonatave.
3
Përzgjidhni një opsion.
4
Futni numrin tek i cili doni të devijoni telefonatat, më pas trokitni lehtë mbi
Aktivizo.
Për të çaktivizuar devijimin e telefonatave
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Cilësimet e telefonatës > Transferimi i
telefonatave.
3
Përzgjidhni një opsion, pastaj trokitni lehtë mbi Çaktivizo.
Afishimi ose fshehja e numrit tuaj të telefonit
Ju mund të përzgjidhni që të afishoni ose të fshihni numrin tuaj të telefonit, në pajisjet e
marrësve të telefonatave kur i telefononi atyre.
Për të afishuar ose fshehur numrin tuaj të telefonit
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Cilësimet e telefonatës > Cilësimet
shtesë > Identifikimi i telefonatës.
Numrat e telefonimit fiks
Nëse keni marrë nga ofruesi juaj i shërbimit një kod PIN2, mund të përdorni një listë me
Numrat e telefonimit fiks (FDN), për të kufizuar telefonatat që bëni.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar telefonimin fiks
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Cilësimet e telefonatës > Numrat e
telefonimit fiks.
3
Trokitni lehtë mbi Aktivizo telefonimin fiks ose Çaktivizo telefonim. fiks.
4
Futni kodin tuaj PIN2 dhe trokitni lehtë mbi OK.
Për qasjen në listën e marrësve të telefonatave të pranuara
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Cilësimet e telefonatës > Numrat e
telefonimit fiks > Numrat e telefonimit fiks.
43
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.