
Teknologjia TrackID
Identifikimi i muzikës duke përdorur teknologjinë TrackID
Përdorni shërbimin e njohjes së muzikës TrackID™ për të identifikuar një pjesë muzikore
që dëgjoni të riprodhohet në mjedisin tuaj rrethues. Thjesht rregjistroni një mostër të
shkurtër të këngës dhe do të gjeni informacionin e artistit, titullit dhe albumit brenda disa
sekondash. Mund të blini pjesët e identifikuara nga TrackID™ dhe mund të shihni skicat
TrackID për të parë se çfarë po kërkojnë përdoruesit e TrackID rreth botës. Për rezultatet
më të mira, përdoreni teknologjinë TrackID™ në një zonë të qetë.
Aplikacioni TrackID™ dhe shërbimi TrackID™ nuk mbështeten në të gjitha shtetet/rajonet ose
nga të gjitha rrjetet dhe/ose ofruesit e shërbimeve në të gjitha zonat.
Për të hapur aplikacionin TrackID™
1
Nga Ekrani fillestar, takoni . .
2
Gjeni dhe takoni TrackID™.
Gjithashtu mund të përdorni miniaplikacionin TrackID™ për të hapur aplikacionin TrackID™.
Për të identifikuar muzikën duke përdorur teknologjinë TrackID™
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi TrackID™ dhe pastaj mbajeni pajisjen tuaj drejt burimit
të muzikës.
3
Trokitni lehtë mbi . Nëse pjesa muzikore dallohet nga shërbimi TrackID™,
rezultatet shfaqen në ekran.
Për t'u kthyer tek ekrani i nisjes i TrackID™, shtypni
.
Për të parë klasifikimet e TrackID™
•
Hapni aplikacionin TrackID™ dhe pastaj trokitni lehtë mbi Klasifikimi. Afishohet
një klasifikim nga rajoni juaj.
Përdorimi i rezultateve të teknologjisë TrackID™
Informacioni i pjesës muzikore shfaqet kur aplikacioni TrackID™ dallon një pjesë
muzikore. Mund të përzgjidhni blerjen e pjesës muzikore ose bashkëndarjen e saj me
anën e postës elektronike, të SMS-së ose të shërbimit të një rrjeti social. Gjithashtu
mund të merrni më shumë informacion rreth artistit të pjesës muzikore.
Për të blerë një pjesë muzikore të njohur nga aplikacioni TrackID™
1
Kur një pjesë muzikore njihet nga aplikacioni TrackID™, trokitni lehtë mbi
Shkarko.
2
Ndiqni udhëzimet në pajisjen tuaj për të përfunduar blerjen.
Gjithashtu mund të përzgjidhni një pjesë muzikore për ta blerë duke hapur skedat Historia ose
Klasifikimi nga ekrani i nisjes i TrackID™.
Për të bashkëndarë një pjesë muzikore
1
Kur një pjesë muzikore njihet nga aplikacioni TrackID™, trokitni lehtë mbi Ndaj
dhe pastaj përzgjidhni një mënyrë bashkëndarjeje.
2
Ndiqni udhëzimet në pajisjen tuaj për të përfunduar procedurën.
Për të parë informacionin e artistit për një pjesë muzikore
•
Kur një pjesë muzikore njihet nga aplikacioni TrackID™, trokitni lehtë mbi Info. i
artistit.
64
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

Për të fshirë një pjesë muzikore nga historia e pjesëve muzikore
1
Hapni aplikacionin TrackID™, pastaj trokitni lehtë mbi Historia.
2
Trokitni lehtë mbi titullin e një pjese muzikore, pastaj trokitni lehtë mbi Fshi.
3
Trokitni lehtë mbi Po për të konfirmuar.