Sony Xperia L - Pamja e përgjithshme e aplikacioneve

background image

Pamja e përgjithshme e aplikacioneve

Përdorni zilen dhe aplikacionin e orës për të vendosur lloje të ndryshme të ziles.

Përdorni shfletuesin tuaj të uebit për të lundruar dhe për të parë faqet e uebit,

për të menaxhuar faqeshënuesit dhe për të menaxhuar tekstin dhe imazhet.

Përdorni aplikacionin Llogaritësja për të kryer llogaritjet bazë.

Përdorni aplikacionin Kalendari për t'u informuar për ngjarjet tuaja dhe për të

menaxhuar takimet tuaja.

Përdorni kamerën për të nxjerrë foto dhe për të regjistruar videoklipe.

Përdorni aplikacionin e Kontakteve për të menaxhuar numrat e telefonit, adresat

e postës elektronike dhe informacionin tjetër që ka lidhje me kontaktet tuaja.

Qasuni në aplikacionet tuaja të shkarkuara.

Përdorni aplikacionin Posta elektronike për të dërguar dhe për të marrë mesazhe

të postës elektronike si nëpërmjet llogarive private, ashtu edhe atyre të

korporatës.

Përdorni aplikacionin Facebook për t'u përfshirë në rrjetin social me shokët,

anëtarët e familjes dhe kolegët nga e gjithë bota.

Shfletoni dhe dëgjoni stacione të radios FM.

Përdorni aplikacionin Albumi për të parë dhe për të punuar me fotot dhe videot

tuaja.

Përdorni aplikacionin Gmail™ për të lexuar, për të shkruar dhe për të organizuar

mesazhet e postës elektronike.

Kërkoni informacione në pajisjen tuaj dhe në ueb.

123

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Shihni vendndodhjen tuaj aktuale, gjeni vendndodhje të tjera dhe llogaritni rrugët

duke përdorur Google Maps™.

Shkoni te Google Play™ për të shkarkuar aplikacione falas dhe të blera për

pajisjen tuaj.

Përdorni aplikacionin Mesazhimi për të dërguar dhe për të marrë mesazhe me

tekst dhe multimediale.

Përdorni aplikacionin Filma për të riprodhuar filmat dhe përmbajtjen tjetër të

videove të ruajtur ose të shkarkuar në pajisjen tuaj. Ose riprodhoni filmat tuaj në

pajisje të tjera të lidhura me të njëjtin rrjet.

Përdorni aplikacionin "WALKMAN" për të organizuar dhe për të riprodhuar

muzikë, audiolibra dhe podkaste.

Shihni historitë e lajmeve dhe parashikimet e motit.

Bëni telefonata duke i rënë numrit me dorë ose duke përdorur funksionin e

telefonimit të zgjuar.

Kërkoni për vende, për shembull restorante dhe kafe.

Përdorni aplikacionin Video Unlimited për të marrë me qira dhe për të blerë

video.

Optimizoni cilësimet për t'iu përshtatur kërkesave tuaja.

Përdorni aplikacionin Hangouts™ për të biseduar me miqtë në Internet.

Identifikoni pjesët muzikore që dëgjoni të riprodhohen rreth jush dhe merrni

informacione për artistin, albumin dhe informacione të tjera.

Përdorni aplikacionin e Ndihmës për të marë ndihmë për përdoruesin në pajisjen

tuaj. Për shembull, mund të qaseni në një Udhëzues përdorimi, në informacionin

për zgjidhjen e problemeve, si dhe në këshillat dhe të fshehtat.

Përdorni YouTube™ për të bashkëndarë dhe për të parë video nga kudo në

botë.

Shkarkoni dhe instaloni aplikacione dhe përditësime të reja.

Disa aplikacione nuk lejohet të përdoren nga të gjithë rrjetet dhe/ose ofruesit e shërbimit në të

gjithë zonat.

124

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.