Rreth radios FM
Radioja FM në pajisjen tuaj funksionon si çdo radio FM. Për shembull, mund të shfletoni
dhe të dëgjoni stacionet e radios FM si dhe t'i ruani ato si të preferuara. Para se të
përdorni radion, duhet të lidhni në pajisje kufje me mikrofon ose kufje të thjeshta. Kufjet e
thjeshta ose kufjet me mikrofon janë të nevojshme sepse funksionojnë si antenë. Pas
lidhjes së njërës prej këtyre pajisjeve, nëse dëshironi, mund ta kaloni tingullin e radios tek
altoparlanti.
Kur hapni radion FM, afishohen automatikisht kanalet e disponueshme. Nëse një kanal ka
informacion për RDS-në, ai shfaqet pak sekonda pasi filloni të dëgjoni kanalin.
Për të ndezur radion FM
1
Lidhni në pajisje një kufje me mikrofon ose një palë kufje të thjeshta.
2
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni “ .
3
Gjeni dhe takoni Radioja FM . Kanalet e disponueshme shfaqen ndërsa lëvizni
nëpër brezin e frekuencës.
Kur ndizni radion FM, shfaqen automatikisht kanalet e disponueshme. Nëse një kanal ka
informacion për RDS-në, ai shfaqet pak sekonda pasi filloni të dëgjoni kanalin.
Për të kaluar mes kanaleve të preferuara të radios
•
Goditni me gisht majtas ose djathtas përgjatë bandës së frekuencës.
•
Tërhiqni diskun e gjetjeve djathtas ose majtas.
Për të përzgjedhur rajonin e radios
1
Kur radioja është e hapur, shtypni .
2
Takoni Cilëso rajonin e radios.
3
Përzgjidhni një opsion.
Për të rregulluar vizualizuesin
1
Kur radioja është e hapur, trokitni lehtë mbi .
2
Takoni Vizualizuesi.
3
Përzgjidhni një opsion.
Pamja e përgjithshme e radios FM
1
Butoni i ndizjes/fikjes së radios
2
Shihni opsionet e menysë
3
Zhvendosni lart brezin e frekuencës për të kërkuar një kanal
4
Një kanal i preferuar i ruajtur
66
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
5
Zhvendosni poshtë brezin e frekuencës për të kërkuar një kanal
6
Shkalla e akordimit
7
Ruani ose hiqni një kanal nga të preferuarat
8
Frekuenca e akorduar