Shtypja e tekstit
Mund të përzgjidhni nga një numër tastierash dhe metodash të futjes për të shtypur
tekstin që përmban shkronja, numra dhe karaktere të tjera. Mund të shtypni në dy ose
tre gjuhë latine pa ndërruar tastierat. Tastiera ndërkombëtare Xperia™ zbulon gjuhën dhe
parashikon fjalët ndërsa i shkruani.
Tastiera në ekran
Trokitni lehtë mbi tastet e tastierës QWERTY në ekran, për të futur me lehtësi tekstin.
Disa aplikacione e hapin automatikisht tastierën në ekran. Mund ta hapni këtë tastierë
edhe duke prekur një fushë teksti.
24
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Përdorimi i tastierës në ekran
1 Ndryshoni madhësinë e shenjave dhe aktivizoni kyçjen e shkronjave të mëdha. Për disa gjuhë, ky tast
përdoret për të lejuar përdorimin e shkronjave shtesë të gjuhës.
2 Mbyllni pamjen e tastierës në ekran. Vini re se kjo ikonë nuk shfaqet në modalitetin portret.
3 Shfaq numrat dhe simbolet.
4 Personalizoni tastierën tuaj. Ky tast zhduket pasi tastiera është personalizuar.
5 Futni një hapësirë.
6 Futni një shenjë kthimi ose konfirmoni futjen e tekstit.
7 Fshini një shenjë para kursorit.
Ilustrimet jepen për qëllime shembëllzimi, dhe mund të mos i përgjigjen përpikmërisht pajisjes
që keni në dorë.
Për të shfaqur tastierën në ekran për të futur tekst
•
Trokitni lehtë mbi një fushë për futjen e tekstit.
Për të fshehur tastierën në ekran
•
Kur tastiera në ekran të jetë e hapur, takoni .
Për të personalizuar tastierën në ekran
1
Hapni tastierën në ekran, pastaj takoni .
2
Ndiqni udhëzimet për të personalizuar tastierën tuaj në ekran, për shembull
shënoni kutinë e shënimit Tasti i buzëqeshjeve.
Nëse nuk shënoni kutinë e shënimit Tasti i buzëqeshjeve kur të personalizoni tastierën në
ekran, ikona smiley nuk do të shfaqet.
Për të përdorur tastierën në ekran në orientimin si peizazh
•
Kur futni tekst, kthejeni pajisjen anash.
Që tastiera të lejojë përdorimin e këtij tipari, mënyra si peisazh duhet të lejohet të përdoret nga
aplikacioni që po përdorni dhe cilësimet e orientimit të ekranit tuaj duhet të cilësohen si
automatike.
Për të futur tekst duke përdorur tastierën në ekran
•
Për të futur një shenjë të dukshme në tastierë, trokitni lehtë mbi shenjën.
•
Për të futur një variant shenje, prekni dhe mbani një shenjë të zakonshme të
tastierës për të nxjerrë një listë opsionesh të disponueshme, pastaj përzgjidhni nga
lista. Për shembull, për të futur "é", prekni dhe mbani "e" derisa të afishohen
opsionet e tjera, pastaj, ndërsa mbani gishtin të shtypur në tastierë, tërhiqeni dhe
përzgjidhni "é".
Për të kaluar mes shkronjave të mëdha dhe atyre të vogla
•
Përpara sesa të futni një shkronjë, takoni për të kaluar në shkronja të mëdha ,
ose anasjelltas.
25
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të aktivizuar kyçjen e shkronjave të mëdha
•
Para se të shkruani një fjalë, takoni ose derisa të shfaqet .
Për të futur numra ose simbole
•
Kur futni tekst, trokitni lehtë mbi . Afishohet një tastierë me numra dhe simbole.
Trokitni lehtë mbi
, për të parë opsione të tjera.
Për të futur shenjat e zakonshme të pikësimit
1
Kur përfundoni së futuri një fjalë, takoni shiritin e hapësirës.
2
Përzgjidhni një shenjë pikësimi nga shiriti i përzgjedhjeve. Shenja e përzgjedhur
futet përpara hapësirës.
Për të futur shpejt një pikë, takoni shiritin e hapësirës dy herë pasi të përfundoni së futuri një
fjalë.
Për të fshirë shenja
•
Takoni për të vendosur kursorin pas shenjës që dëshironi të fshini, pastaj takoni
.
Për të futur një shenjë të kontrollit
•
Kur futni tekst, takoni
për të futur një shenjë të kontrollit.
Për të përzgjedhur tekst
1
Futni tekst, pastaj takoni dy herë tekstin. Fjala që takoni zgjidhet nga shenjëza në
të dyja anët.
2
Tërhiqni shenjëzat majtas ose djathtas për të përzgjedhur më shumë tekst.
Për të modifikuar tekstin në orientimin si peizazh
1
Futni tekst, pastaj takoni dy herë tekstin e futur.
2
Përzgjidhni tekstin me të cilin dëshironi të punoni, pastaj takoni Modifiko... dhe
përzgjidhni një opsion.
Për të modifikuar tekstin në orientimin si portret
1
Futni tekst, pastaj takoni dy herë tekstin e futur për të bërë që të shfaqet shiriti i
aplikacionit.
2
Përzgjidhni tekstin që doni të modifikoni, pastaj përdorni shiritin e aplikacionit për
të bërë ndryshimet e dëshiruara.
Shiriti i aplikacionit
1
Mbyllni shiritin e aplikacionit
2
Përzgjidhni të gjithë tekstin
3
Pritni tekstin
4
Kopjoni tekstin
5
Ngjitni tekstin
shfaqet vetëm kur keni ruajtur tekst në kujtesën e përkohshme.
26
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Përdorimi i funksionit Futja me gjeste për të shkruar fjalë
Mund të futni tekst duke rrëshqitur gishtin tuaj nga shkronja tek shkronja në tastierën në
ekran.
Futja me gjeste është i disponueshëm vetëm kur përdorni tastierën në ekran.
Për të futur tekst duke përdorur funksionin Futja me gjeste
1
Kur shfaqet tastiera në ekran, rrëshqisni gishtin nga shkronja në shkronjë për të
formuar fjalën që dëshironi të shkruani.
2
Ngreni gishtin kur të keni përfunduar futjen e një fjale. Fjala sugjerohet duke u
bazuar në shkronjat që keni shkruar. Nëse është e nevojshme, përzgjidhni fjalën e
saktë në shiritin e kandidateve.
3
Për të parë më shumë opsione, lëvizni djathtas ose majtas në shiritin e fjalëve
kandidate. Nëse nuk mund të gjeni fjalën që dëshironi, trokitni lehtë një herë mbi
për të fshirë të gjithë fjalën dhe pastaj provoni përsëri të formoni fjalën ose
trokitni lehtë mbi çdo shkronjë për të futur fjalën.
4
Nëse cilësimi Hapësirë automatike është i aktivizuar, formoni fjalën tjetër që
dëshironi të futni. Nëse jo, trokitni lehtë mbi tastin e hapësirës dhe pastaj formoni
fjalën tjetër që dëshironi të futni.
Për të ndryshuar cilësimet e Futja me gjeste
1
Kur të shfaqet tastiera në ekran, trokitni lehtë mbi .
2
Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi Cilësimet e tastierës> Cilësimet
e futjes së tekstit.
3
Për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin e futjes me gjeste, shenjoni ose
çshenjoni kutinë e zgjedhjes për Futja me gjeste.
Tastiera telefonike
Tastiera telefonike është e ngjashme me një tastierë standarde telefoni me 12 taste. Ajo
ju jep mundësitë e futjes së parashikuar dhe të futjes me shumë shtypje të tekstit. Mund
të aktivizoni metodën e futjes së tekstit me tastierën telefonike nëpërmjet cilësimeve të
tastierës. Tastiera telefonike disponohet vetëm në orientimin si portret.
Përdorimi i tastierës telefonike
1
Zgjidhni një opsion për futjen e tekstit
2
Ndryshoni madhësinë e karaktereve dhe aktivizoni kyçjen e shkronjave të mëdha
3
Shfaqni numrat
4
Shfaqni simbolet dhe buzëqeshjet
5
Fut një hapësirë
6
Fut një shenjë të kontrollit ose konfirmon futjen e tekstit
27
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
7
Fshin një shenjë përpara treguesit të shenjës
Ilustrimet jepen për qëllime shembëllzimi, dhe mund të mos i përgjigjen përpikmërisht pajisjes
që keni në dorë.
Për të hapur Phonepad për herë të parë
1
Takoni një fushë për futjen e tekstit, pastaj takoni .
2
Trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi Cilësimet e tastierës.
3
Takoni Paraqitja e tastierës > Struktura e tastierës.
4
Përzgjidhni Phonepad.
Phonepad mund të përdoret vetëm në modalitetin portret.
Për të futur tekst duke përdorur tastierën telefonike virtuale
•
Kur në tastierën telefonike virtuale shfaqet , trokitni lehtë mbi çdo tast karakteri
vetëm një herë, edhe nëse shkronja që dëshironi nuk është shkronja e parë në
tast. Trokitni lehtë mbi fjalën që shfaqet ose trokitni lehtë mbi për të parë
sugjerime të tjera për fjalën dhe për të përzgjedhur një fjalë nga lista.
•
Kur në tastierën telefonike virtuale shfaqet , trokitni lehtë mbi tastin në ekran për
karakterin që dëshironi të futni. Vazhdoni ta shtypni këtë tast derisa të përzgjidhet
karakteri i dëshiruar. Pastaj bëni të njëjtën gjë për karakterin tjetër që dëshironi të
futni e kështu me radhë.
Për të futur numrat duke përdorur tastierën telefonike
•
Kur tastiera telefonike është e hapur, trokitni lehtë mbi . Afishohet një tastierë
telefonike me numra.
Për të futur simbole dhe buzëqeshje duke përdorur tastierën telefonike
1
Kur tastiera telefonike është e hapur, trokitni lehtë mbi
. Afishohet një tabelë
me simbole dhe buzëqeshje.
2
Lundroni lart ose poshtë për të parë opsione të tjera. Trokitni lehtë mbi një simbol
ose buzëqeshje, për ta përzgjedhur.
Cilësimet e tastierës së zakonshme dhe të tastierës telefonike
Mund të përzgjidhni cilësimet për tastierën në ekran dhe tastierën telefonike, si p.sh për
gjuhën e shkrimit dhe korrigjimin automatik.
Për të përdorur cilësimet e tastierës në ekran dhe të Phonepad
1
Kur futni tekst duke përdorur tastierën në ekran ose Phonepad, takoni ose .
2
Trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi Cilësimet e tastierës.
Për të shtuar gjuhën e shkrimit për futjen e tekstit
1
Kur futni tekst duke përdorur tastierën në ekran ose Phonepad, trokitni lehtë mbi
ose mbi .
2
Trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi Cilësimet e tastierës.
3
Trokitni lehtë mbi Gjuhët e shkrimit dhe shenjoni kutitë përkatëse të zgjedhjes.
4
Trokitni lehtë mbi OK për të konfirmuar.
Për të përzgjedhur një variant të strukturës së tastierës
Variantet e strukturës janë të disponueshme vetëm për tastierën në ekran kur përzgjidhni dy
ose tre gjuhë shkrimi dhe mund të mos jenë të disponueshme në të gjitha gjuhët e shkrimit.
1
Kur futni tekst duke përdorur tastierën në ekran, trokitni lehtë mbi .
2
Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi Cilësimet e tastierës.
3
Trokitni lehtë mbi Gjuhët e shkrimit dhe pastaj trokitni lehtë mbi
.
4
Përzgjidhni një variant të strukturës së tastierës.
5
Trokitni lehtë mbi OK për të konfirmuar.
28
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Cilësimet e futjes së tekstit
Kur futni tekst duke përdorur tastierën në ekran ose tastierë telefonike virtuale, mund të
qaseni në një meny cilësimesh të futjes së tekstit që ju ndihmon të cilësoni opsionet për
sugjerimet e fjalëve dhe futjen automatike të hapësirave. Për shembull, mund të vendosni
se si të korrigjohen fjalët ndërsa i shtypni.
Për të ndryshuar cilësimet e futjes së tekstit
1
Kur futni tekst duke përdorur tastierën në ekran ose Phonepad, takoni ose .
2
Takoni , pastaj takoni Cilësimet e tastierës > Cilësimet e futjes së tekstit dhe
zgjidhni cilësimet përkatëse.
Futja e tekstit duke përdorur futjen me zë
Gjatë futjes së tekstit, mund të përdorni funksionin e futjes me zë në vend të shkrimit të
fjalëve. Thjesht thoni fjalët që dëshironi të futni. Futja me zë është një teknologji
eksperimentale nga Google™ dhe është e disponueshme për një numër gjuhësh dhe
rajonesh.
Për të aktivizuar futjen me zë
1
Kur futni tekst duke përdorur tastierën në ekran ose Phonepad, takoni ose .
2
Trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi Cilësimet e tastierës.
3
Shenjoni kutinë e zgjedhjes për Tasti shkrimit me zë i Google.
4
Shtypni për të ruajtur cilësimet tuaja. Një ikonë e mikrofonit shfaqet në
tastierën tuaj në ekran ose në Phonepad.
Për të futur tekst duke përdorur futjen nëpërmjet zërit
1
Hapni tastierën në ekran ose tastierën telefonike virtuale.
2
Trokitni lehtë mbi . Kur shfaqet , flisni për të futur tekstin. Kur të mbaroni,
trokitni lehtë përsëri mbi . Shfaqet teksti i sugjeruar.
3
Nëse është e nevojshme, modifikojeni me dorë tekstin.