Përmirësimi i daljes së zërit
Mund të përmirësoni daljen e zërit që vjen nga altoparlantët në pajisjen tuaj duke
përdorur tipare si teknologjia Clear Phase™ dhe xLOUD™.
31
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Përdorimi i teknologjisë Clear Phase™
Përdorni teknologjinë Clear Phase™ nga Sony për të rregulluar automatikisht cilësinë e
tingullit që vjen nga altoparlantët e brendshëm të pajisjes tuaj dhe merrni një tingull më të
pastër, më të natyrshëm.
Për të përmirësuar cilësinë e tingullit të altoparlantit duke përdorur Clear Phase™
1
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .
2
Gjeni dhe takoni Cilësimet > Tingulli.
3
Shenjoni kutinë e zgjedhjes për Clear Phase™.
Aktivizimi i tiparit Clear Phase™ nuk ka asnjë ndikim mbi aplikacionet e komunikimit të zërit.
Për shembull, nuk ka asnjë ndryshim në cilësinë e tingullit të telefonatës zanore.
Përdorimi i teknologjisë xLOUD™
Përdorni teknologjinë e filtrit të audios xLOUD™ nga Sony për të përmirësuar volumin e
altoparlantit pa sakrifikuar cilësinë. Merrni një tingull më dinamik ndërsa dëgjoni këngët
tuaja të preferuara.
Për të përmirësuar volumin e altoparlantit duke përdorur xLOUD™
1
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .
2
Gjeni dhe takoni Cilësimet > Tingulli.
3
Shenjoni kutinë e zgjedhjes për xLOUD™.
Aktivizimi i tiparit xLOUD™ nuk ka asnjë ndikim mbi aplikacionet e komunikimit të zërit. Për
shembull, nuk ka asnjë ndryshim në cilësinë e tingullit të telefonatës zanore.