Sony Xperia L - Kujtesa

background image

Kujtesa

Mund ta ruani përmbajtjen në hapësirën ruajtëse të brendshme të pajisjes dhe në një

kartë të kujtesës.

Karta e kujtesës

Pajisja juaj lejon përdorimin e një karte të kujtesës microSD™, e cila përdoret për ruajtjen

e përmbajtjes. Kjo lloj karte mund të përdoret edhe si një kartë e kujtesës së lëvizshme

me pajisjet e tjera të përputhshme.

Mund të duhet të blini veçmas një kartë të kujtesës.

Heqja e kartës së kujtesës pa e dëmtuar

Mund ta hiqni pa e dëmtuar kartën e kujtesës nga telefoni juaj në çdo kohë, kur telefoni

është i fikur. Nëse dëshironi të hiqni kartën e kujtesës kur telefoni është i ndezur, fillimisht

duhet të çaktivizoni kartën e kujtesës përpara sesa t'a hiqni atë fizikisht nga telefoni. Kjo

mund të pengojë dëmtimin e kartës së kujtesës ose humbjen e të dhënave të ruajtura në

kartën e kujtesës.

Për të çmontuar kartën e kujtesës

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Arkivi > Çmonto kartën SD.

Formatimi i kartës së kujtesës

Mund të formatoni kartën e kujtesës në pajisjen tuaj, për shembull për të hapur vend në

kujtesë. Kjo do të thotë se fshini të gjitha të dhënat në kartë.

E gjitha përmbajtja në kartën e kujtesës fshihet kur e formatoni atë. Sigurohuni se bëtë

arkivimin e çdo gjëje që dëshironi të ruani, përpara formatimit të kartës së kujtesës. Për të

arkivuar përmbajtjen tuaj, mund t'a kopjoni atë në kompjuterin tuaj. Për më shumë

informacion, referojuni kapitullit Lidhja e pajisjes tuaj me një kompjuter në faqen 101.

32

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.