Cilësimet e rrjetit celular
Pajisja juaj automatikisht ndërron rrjetet celulare në varësi se cilët rrjete celularë janë të
disponueshëm në zona të ndryshme. Gjithashtu mund të cilësoni me dorë pajisjen tuaj
që të përdorë një lloj të caktuar të rrjetit celular, për shembull WCDMA ose GSM.
Për të zgjedhur mënyrën e rrjetit
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Të tjera... > Rrjetet celulare.
3
Trokitni lehtë mbi Modaliteti i rrjetit.
4
Përzgjidhni mënyrën e rrjetit.
Për të përzgjedhur me dorë një rrjet tjetër
1
Nga Ekrani fillestar, takoni .
2
Gjeni dhe takoni Cilësimet > Të tjera... > Rrjetet celulare > Ofruesit e
shërbimit.
3
Takoni Mënyra e kërkimit > Me dorë.
4
Përzgjidhni një rrjet.
Nëse e përzgjidhni me dorë rrjetin, pajisja nuk do të kërkojë rrjete të tjera edhe nëse lëvizni
jashtë rrezes së mbulimit të rrjetit të përzgjedhur me dorë.
Për të aktivizuar përzgjedhjen automatike të rrjeteve
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Të tjera... > Rrjetet celulare > Ofruesit e
shërbimit.
3
Trokitni lehtë mbi Mënyra e kërkimit.
4
Trokitni lehtë mbi Automatik.
35
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Çaktivizimi i trafikut i të dhënave
Mund t'i çaktivizoni të gjitha lidhjet e të dhënave me rrjetet celulare për të shmangur
ndonjë shkarkim ose sinkronizim të padëshiruar të dhënash. Kontaktoni operatorin e
rrjetit tuaj nëse keni nevojë për informacion të hollësishëm rreth planit tuaj të abonimit
dhe kostot e trafikut të të dhënave.
Kur trafiku i të dhënave çaktivizohet, ende mund të përdorni lidhjet Wi-Fi® dhe Bluetooth®.
Gjithashtu mund të dërgoni dhe të merrni mesazhe multimediale.
Për të çaktivizuar të gjithë trafikun e të dhënave
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Të tjera... > Rrjetet celulare.
3
Çshenjoni kutinë e zgjedhjes për Trafiku i të dhënave celulare.
Roaming i të dhënave
Disa përdorues të rrjetit ju lejojnë të dërgoni dhe të merrni të dhëna celulare kur jeni në
roaming jashtë rrjetit tuaj bazë. Rekomandohet që të kontrolloni paraprakisht tarifat
përkatëse të transmetimit të të dhënave.
Për të aktivizuar roaming e të dhënave
1
Nga Ekrani fillestar, takoni .
2
Gjeni dhe takoni Cilësimet > Të tjera... > Rrjetet celulare.
3
Shenjoni kutinë e zgjedhjes për Roaming i të dhënave.
Nuk mund të aktivizoni roaming e të dhënave kur lidhjet e të dhënave janë çaktivizuar.
36
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.