Cilësimet e mesazhimit dhe të Internetit
Për të dërguar mesazhe shkrimore dhe multimediale, dhe për të përdorur Internetin,
duhet të keni një lidhje celulare për të dhënat dhe cilësimet e duhura në telefon. Ka
mënyra të ndryshme si t'i merrni këto cilësime:
•
Për shumicën e rrjeteve dhe operatorëve të telefonave celularë, cilësimet për mesazhim
dhe Internet vijnë të parainstaluara në pajisje. Pastaj mund të filloni të përdorni Internetin
dhe të dërgoni mesazhe menjëherë.
•
Në disa raste, do t'ju jepet opsioni që të shkarkoni cilësimet për Internetin dhe
mesazhimin kur e ndizni pajisjen për herë të parë. Gjithashtu është e mundur t'i shkarkoni
këto cilësime më vonë nga menyja Cilësimet.
•
Mund të shtoni dhe t'i ndryshoni cilësimet e Internetit dhe rrjetit me dorë në pajisjen tuaj
në çdo kohë. Kontaktoni operatorin e rrjetit tuaj për informacion të hollësishëm rreth
cilësimeve të Internetit dhe mesazhimit tuaj.
Për të shkarkuar cilësimet e mesazhimit dhe të Internetit
1
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .
2
Gjeni dhe takoni Cilësimet > Xperia™ > Cilësimet e internetit.
3
Takoni Pranoj.
Për të rikonfiguruar cilësimet fillestarë të Internetit
1
Nga Ekrani fillestar, takoni .
2
Takoni Cilësimet > Të tjera... > Rrjetet celulare > Emrat e pikave të qasjes.
3
Takoni .
4
Takoni Vendos në default.
Emrat e pikave të hyrjes (APN-të)
Një APN përdoret për të krijuar lidhje të të dhënvae mes pajisjes tuaj dhe Internetit. APN
përcakton se cilin lloj të adresës IP të përdoret, cilat metoda të sigurisë të sillet dhe cilat
lidhje me fund të fiksuar të përdoren. Kontrolli i APN-së është i dobishëm kur nuk mund
të përdorni Internetin, nuk keni lidhje të të dhënave ose nuk mund të dërgoni ose të
merrni mesazhe multimediale.
33
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të parë APN e tanishme
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni Cilësimet > Të tjera... > Rrjetet celulare.
3
Takoni Emrat e pikave të hyrjes.
Nëse keni disa lidhje të disponueshme, lidhja aktive me rrjetin tregohet nga një buton i
shënuar.
Për të shtuar me dorë cilësimet e Internetit
1
Nga Ekrani fillestar, takoni .
2
Gjeni dhe takoni Cilësimet > Të tjera... > Rrjetet celulare > Emrat e pikave të
hyrjes.
3
Takoni .
4
Takoni APN e re.
5
Takoni Emri dhe futni emrin e profilit të rrjetit që doni të krijoni.
6
Takoni APN dhe futni emrin e pikës së hyrjes.
7
Futni të gjithë informacionin tjetër të kërkuar nga operatori i rrjetit tuaj.
8
Takoni , pastaj takoni Ruaj.