Sony Xperia L - Bateria

background image

Bateria

Ngarkimi i baterisë

Bateria juaj është pjesërisht e ngarkuar kur e blini pajisjen. Mund të duhen disa minuta

përpara sesa ikona e baterisë shfaqet në ekran kur lidhni kabllon e ngarkuesit me një

burim të energjisë, si një portë USB ose një ngarkues. Pajisjen tuaj mund ta përdorni

edhe kur është duke u ngarkuar. Ngarkimi i pajisjes për një kohë të gjatë, për shembull

gjithë natën, nuk e dëmton baterinë apo pajisjen.

Bateria fillon të shkarkohet pak pasi ngarkohet plotësisht dhe pastaj ngarkohet përsëri pas një

kohe të caktuar, kur lidhet ngarkuesi. Kjo bëhet për të zgjatur jetën e baterisë dhe mund të

bëjë që gjendja e ngarkimit të tregojë një nivel nën 100 për qind.

12

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të ngarkuar pajisjen tuaj

1

Futni ngarkuesin në një prizë elektrike.

2

Futni njërin skaj të kabllos USB në ngarkues (ose në portën USB të një

kompjuteri).

3

Futeni skajin tjetër të kabllos në portën micro USB në pajisje, me simbolin USB të

drejtuar lart. Drita LED e gjendjes së baterisë ndriçohet kur fillon ngarkimi.

4

Kur drita LED e gjendjes së baterisë është e gjelbër, pajisja është ngarkuar

plotësisht. Shkëputeni kabllon USB nga pajisja duke e tërhequr drejt jashtë.

Sigurohuni që të mos e përkulni lidhësin kur të hiqni kabllon nga pajisja.

Përdorni ngarkuesin dhe kabllon USB të ofruar me pajisjen, për të siguruar ngarkim më të

shpejtë.

Nëse bateria është plotësisht e shkarkuar, mund të kalojnë disa minuta para se të ndirçohet

drita LED pasi të keni lidhur kabllon e ngarkuesit të pajisjes me një burim energjie.

Gjendja LED e baterisë

E gjelbër

Bateria është plotësisht e ngarkuar

E kuqe pulsuese

Niveli i baterisë është i ulët

Portokalle

Bateria është duke u ngarkuar. Niveli është midis "i ulët" dhe "plot"

Për të kontrolluar nivelin e baterisë

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Rreth telefonit > Gjendja > Niveli i

baterisë.

Rritja e rendimentit të baterisë

Këshillat e mëposhtme mund t'ju ndihmojnë që të përmirësoni rendimentin e baterisë:

Ngarkojeni shpesh pajisjen tuaj. Kjo nuk do të ndikojë jetën e baterisë.

Shkarkimi i të dhënave nga Interneti konsumon energji. Kur nuk jeni duke e përdorur

Internetin, mund të kurseni energji duke çaktivizuar të gjitha lidhjet e të dhënave përmes

rrjetëve celularë. Ky cilësim nuk parandalon pajisjen tuaj nga transmetimi i të dhënave

përmes rrjetëve të tjerë me valë.

Fikni lidhjet Bluetooth® dhe Wi-Fi® kur nuk keni nevojë për këto tipare. Mund t'i fikni dhe

t'i ndizni ato më lehtësisht nga paneli i njoftimeve duke tërhequr për poshtë shiritin e

gjendjes.

Përdorni tiparet Regjimi STAMINA dhe Mod. bateria e rënë për të pakësuar konsumin

e baterisë. Mund të përzgjidhni regjimin e kursimit të energjisë që i përshtatet më mirë

mënyrës me të cilën e përdorni pajisjen. Mund të përshtatni edhe cilësimet e çdo regjimi

të kursimit të energjisë.

Cilësoni sinkronizimin e aplikacionëve tuaj (të përdorur për të sinkronizuar postën

elektronike, kalendarin dhe kontaktet tuaj) që të sinkronizohen me dorë. Gjithashtu mund

të sinkronizoni automatikisht, por rrisni intervalet e sinkronizimit.

Kontrolloni menunë e përdorimit të baterisë në pajisjen tuaj për të parë se cilët

aplikacionë përdorin energjinë më të shumtë. Bateria konsumon më shumë energji kur

13

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

përdorni aplikacione të rrjedhjes së videove dhe muzikës, të tilla si YouTube™. Disa

aplikacione të shkarkuara nga Google Play™ mund të konsumojnë më shumë energji.

Mbyllni dhe dilni nga aplikacionet që nuk po përdorni.

Ulni nivelin e ndriçimit të shfaqjes së ekranit.

Fikni pajisjen ose aktivizoni cilësimin Modalitet Në avion, nëse jeni në një zonë që nuk

mbulohet nga rrjeti. Përndryshe, pajisja do të vazhdojë të kërkojë rrjete për t'i përdorur

dhe kjo konsumon energji.

Për dëgjimin e muzikës përdorni pajisje pa duar origjinale të Sony™. Pajisjet pa duar

kërkojnë më pak energji baterie se sa altoparlantët e pajisjes tuaj.

Mbajeni pajisjen tuaj në gatishmëri sa herë të jetë e mundur. Koha e gatishmërisë i

referohet kohës gjatë së cilës pajisja juaj është e lidhur me rrjetin dhe nuk është duke u

përdorur.

Çaktivizoni çdo sfond dinamik.

Për qasjen në menynë e përdorimit të baterisë

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Menaxhimi i energjisë > Përdorimi i

baterisë, për të parë se cilat aplikacione të instaluara e konsumojnë më shumë

fuqinë e baterisë.

Përdorimi i modelitetit QENDRUESHMERIA

Aktivizoni pajisjen Regjimi STAMINA për të ndërprerë lidhjen tuaj Wi-Fi® , trafikun e të

dhënave dhe disa aplikacione të konsumit të energjisë kur ekrani juaj është joaktiv. Kur

modaliteti QENDRUESHMERIA është aktiv, ende mund të merrni telefonata dhe

mesazhe me tekst ose multimediale. Gjithashtu mund të konfiguroni një listë të

aplikacioneve për të lejuar që disa aplikacione të vazhdojnë të përdoren kur ekrani juaj

është joaktiv. Pasi ekrani të bëhet përsëri aktiv, vazhdojnë të gjitha funksionet e

ndërprera.

Për të aktivizuar regjimin STAMINA

1

Zvarritni poshtë shiritin e gjendjes dhe më pas trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Menaxhimi i energjisë.

3

Tërhiqni rrëshqitësin pranë Regjimi STAMINA nga e djathta, pastaj takoni

Aktivizo. shfaqet në shiritin e gjendjes kur regjimi STAMINA është aktivizuar.

Për të çaktivizuar modalitetin QENDRUESHMERIA

1

Nga Ekrani fillestar juaj, takoni “ .

2

Gjeni dhe takoni Cilësimet > Menaxhimi i energjisë.

3

Takoni pranë Regjimi STAMINA.

Për të ndryshuar cilësimet për modalitetin QENDRUESHMERIA

1

Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .

2

Gjeni dhe takoni Cilësimet > Menaxhimi i energjisë.

3

Për të hapur menynë e cilësimeve, takoni Regjimi STAMINA.

4

Shtoni ose hiqni aplikacionet si dëshirohet.

5

Kur të mbaroni, takoni U krye.

Vlerësimi i kohës së gatishmërisë së pajisjes tuaj

Koha e gatishmërisë i referohet sasisë së kohës që mund të zgjasë bateria kur pajisja juaj

është e lidhur me rrjetin, por nuk është në përdorim aktiv, për shembull, për të marë ose

bërë telefonata. Modaliteti STAMINA, kur aktivizohet, vlerëson vazhdimisht kohën e

gatishmërisë të mbetur, e cila mund të ndryshojë në varësi sesi e përdorni pajisjen tuaj.

Modaliteti STAMINA është më i efektshëm në zgjatjen e kohës së gatishmërisë nëse e

mbani të kyçur ekranin e pajisjes tuaj. Nëse rrallë e kyçni ekranin, mund të mos shihni

shumë përmirësim në rendimentin e baterisë.

Kur e përdorni pajisjen tuaj për herë të parë, koha e vlerësuar e gatishmërisë mund të mos jetë

e saktë meqënse nuk ka asnjë histori të përdorimit të mëparshëm nga e cila të vlerësohet.

14

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të parë kohën e përafërt të gatishmërisë

1

Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .

2

Gjeni dhe takoni Cilësimet > Menaxhimi i energjisë.

Përdorimi i modalitetit të baterisë së paktë

Mund të aktivizoni tiparin Mod. bateria e rënë për të ruajtur energjinë kur niveli i baterisë

është i ulët. Ky tipar ju ndihmon të rregulloni cilësimet për shkëlqimin e ekranit, trafikun e

të dhënave dhe funksionin e vibrimit, në mënyrë që të mund të pakësoni konsumin e

baterisë.

Për të aktivizuar modalitetin e baterisë së paktë

1

Zvarritni poshtë shiritin e gjendjes dhe më pas trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni Menaxhimi i energjisë.

3

Zvarritni rrëshqitësin pranë Mod. bateria e rënë në të djathtë.

Për të çaktivizuar modalitetin e baterisë së paktë

1

Nga Ekrani fillestar juaj, takoni “ .

2

Gjeni dhe takoni Cilësimet > Menaxhimi i energjisë.

3

Takoni pranë Mod. bateria e rënë.

Për të ndryshuar cilësimet për modalitetin e baterisë së paktë

1

Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .

2

Gjeni dhe takoni Cilësimet > Menaxhimi i energjisë.

3

Për të hapur menynë e cilësimeve, takoni Mod. bateria e rënë.

4

Rregulloni cilësimet si dëshirohet.

5

Kur të mbaroni, takoni .