Ricilësimi i pajisjes tuaj
Mund të ricilësoni pajisjen tuaj në cilësimet e saj origjinale, duke fshirë ose jo të gjitha të
dhënat tuaja personale. Përpara se të kryeni një ricilësim, sigurohuni të bëni kopje
rezervë për të gjitha të dhënat e rëndësishme të ruajtura në pajisjen tuaj.
117
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të kryer një ricilësim të të dhënave të fabrikës
Për të shmangur dëmtim të përhershëm të pajisjes tuaj, mos e rindizni pajisjen tuaj ndërsa po
zhvillohet një procedure e ricilësimit.
1
Zvarritni poshtë shiritin e gjendjes dhe më pas trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni Kopjet rezervë dhe ricilësimi > Ricilësimi i të dhënave të
fabrikës.
3
Nëse dëshironi të fshini të dhëna si figura dhe muzikë, që janë të ruajtura në
kujtesën e brendshme të pajisjes tuaj, shënoni kutinë e shënimit Fshi hapësirën
ruajtëse të brendshme.
4
Takoni Ricilëso telefonin.
5
Për të konfirmuar, takoni Fshij gjithçka.