
Gjetja e pajisjes tuaj
Ka disa mënyra për të gjetur dhe mbrojtur pajisjen tuaj nëse e humbni ndonjëherë. Duke
përdorur shërbimin “Xperia ime” mund të:
•
Kërkoni për pajisjen tuaj në një hartë.
•
T'i bini një sinjalizimi që funksionon edhe nëse pajisja është në modalitetin e heshtjes.
•
T'a kyçni nga larg pajisjen dhe të shfaqni informacionin tuaj të kontaktit në të.
•
Të fshini nga larg kujtesën e brendshme dhe të jashtme të pajisjes si një mjeti i fundit.
Përpara sesa të përdorni shërbimin “Xperia ime” duhet t'a aktivizoni atë në pajisjen tuaj.
Pasi shërbimi të jetë aktivizuar, gjithshka që duhet të bëni është të shkoni te
myxperia.sonymobile.com dhe të hyni duke përdorur të njëjtën llogari Google™ që keni
konfiguruar në pajisjen tuaj.
Shërbimi “Xperia ime” mund të mos jetë i disponueshëm në të gjitha vendet/rajonet.
120
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

Për të aktivizuar shpërbimin “Xperia ime”
1
Zvarritni poshtë shiritin e gjendjes dhe më pas trokitni lehtë mbi .
2
Takoni Xperia™ > MyXperia™ > Aktivizo.
3
Shënoni kutinë e shënimit, pastaj takoni Prano.