Sony Xperia L - Teknologjia Bluetooth™‎ pa tel

background image

Teknologjia Bluetooth™ pa tel

Përdorni funksionin Bluetooth™ për të dërguar skedarë te pajisjet e tjera të pajtueshme

me Bluetooth™ ose për t'u lidhur me pajisjet pa duar. Aktivizoni funksionin Bluetooth™

në pajisjen tuaj dhe krijoni lidhje pa tel me pajisje të tjera të pajtueshme me Bluetooth™,

të tilla si kompjuterë, pajisje pa duar dhe telefona. Lidhjet Bluetooth™ punojnë më mirë

brenda 10 metrave (33 këmbë), pa sende të ngurta ndërmjet tyre. Në disa raste, do t'ju

duhet ta çiftoni me dorë pajisjen tuaj me pajisjet e tjera Bluetooth™.

Ndërveprueshmëria dhe pajtueshmëria midis pajisjeve Bluetooth™ mund të ndryshojë.

Për të aktivizuar funksionin Bluetooth™ dhe t'a bëni pajisjen tuaj të dukshëm

1

Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .

2

Gjeni dhe takoni Cilësimet.

3

Takoni çelësin ndezja-fikja përbri Bluetooth për të ndezur funksionin Bluetooth™.

4

Takoni Bluetooth. Pajisja juaj dhe një listë e pajisjeve të disponueshme

Bluetooth™ shfaqet.

5

Takoni emrin e pajisjes tuaj për t'a bërë pajisjen tuaj të dukshëm ndaj pajisjeve të

tjera Bluetooth™.

Për të rregulluar kohën e dukshmërisë së pajisjes ndaj pajisjeve të tjera

Bluetooth™

1

Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .

2

Gjeni dhe takoni Cilësimet > Bluetooth.

3

Shtypni dhe përzgjidhni Mbarimi i afatit të dukshmër..

4

Përzgjidhni një opsion.

Emërtimi i pajisjes tuaj

Mund t'i jepni pajisjes tuaj një emër. Ky emër u tregohet pajisjeve të tjera pasi të keni

ndezur funksionin Bluetooth™ dhe pajisja juaj është vendosur në të dukshëm.

Për të emërtuar pajisjen

1

Sigurohuni që funksioni Bluetooth™ është aktivizuar.

2

Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .

3

Gjeni dhe takoni Cilësimet > Bluetooth.

4

Shtypni dhe përzgjidhni Riemërto telefonin.

5

Futni një emër për pajisjen.

6

Takoni Riemërto.

Çiftimi me një pajisje tjetër Bluetooth™

Kur e çiftoni pajisjen tuaj me një pajisje tjetër, mund ta lidhni për shembull pajisjen tuaj me

një kufje Bluetooth™ ose me një set pajisjesh për makinë Bluetooth™ dhe t'i përdorni

këto pajisje për të bërë dhe për të marrë telefonata.
Pasi ta çiftoni pajisjen tuaj me një pajisje Bluetooth™, pajisja do ta mbajë mend këtë

çiftim. Kur e çiftoni pajisjen me një pajisje Bluetooth™, mund të duhet të futni një

kodkalim. Pajisja juaj do të provojë automatikisht kodkalimin e përgjithshëm 0000. Nëse

ai nuk funksionon, shikoni manualin e përdoruesit të pajisjes suaj Bluetooth™ për të

marë kodkalimin e pajisjes. Kur të lidheni herën tjetër me një pajisje Bluetooth™ të

çiftuar, nuk do të nevojitet ta rifutni kodkalimin.
Disa pajisje Bluetooth™, për shembull, shumica e kufjeve Bluetooth™, kërkojnë që edhe

t'i çiftoni, edhe t'i lidhni me pajisjen tjetër.

99

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Pajisjen mund ta çiftoni me disa pajisje Bluetooth™, por mund të lidheni njëkohësisht

vetëm me një profil Bluetooth™.

Për të çiftuar pajisjen tuaj me një pajisje tjetër Bluetooth™

1

Sigurohuni që pajisja me të cilën doni ta çiftoni pajisjen tuaj e ka të aktivizuar

funksionin Bluetooth™ dhe është e dukshme për pajisjet e tjera Bluetooth™.

2

Nga Ekrani fillestar, takoni .

3

Gjeni dhe takoni Cilësimet > Bluetooth. Të gjitha pajisjet e disponueshme

Bluetooth™ shfaqen në një listë.

4

Trokitni lehtë mbi pajisjen Bluetooth™ me të cilën doni ta çiftoni pajisjen tuaj.

5

Futni një kodkalim, nëse kërkohet ose konfirmoni të njëjtin kodkalim në të dyja

pajisjet. Pajisja juaj dhe pajisja Bluetooth™ tani janë çiftuar.

Për të lidhur pajisjen tuaj me një pajisje tjetër Bluetooth™

1

Nëse jeni duke u lidhur me një pajisje Bluetooth që ju kërkon fillimisht të çiftoni

pajisjen para lidhjes, ndiqni hapat përkatës për çiftimin e pajisjes me atë pajisje.

2

Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .

3

Gjeni dhe takoni Cilësimet > Bluetooth.

4

Trokitni lehtë mbi pajisjen Bluetooth™ me të cilën dëshironi të lidhni pajisjen.

Për të anuluar çiftimin e një pajisjeje Bluetooth

®

1

Zvarriteni poshtë shiritin e gjendjes dhe më pas trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Bluetooth.

3

Nën Pajisjet e çiftuara, trokitni lehtë mbi përbri emrit të pajisjes, çiftimin e së

cilës doni të anuloni.

4

Trokitni lehtë mbi Ndahu.

Dërgimi dhe marrja e objekteve duke përdorur teknologjinë

Bluetooth™

Ndani objektet me pajisjet e tjera të pajtueshme Bluetooth™, të tilla si telefonë ose

kompjuterë. Mund të dërgoni dhe merrni disa lloje objektesh duke përdorur funksionin

Bluetooth™, të tillë si:

Foto dhe video

Muzikën dhe skedarë të tjerë audio

Kontaktet

Faqet në Internet

Për të dërguar objekte duke përdorur Bluetooth

®

1

Pajisja marrëse: Siguroni se funksioni Bluetooth

®

është aktivizuar dhe se pajisja

është e dukshme për pajisjet e tjera Bluetooth

®

.

2

Pajisja e dërgimit: Hapni aplikacionin që përmban objektin që dëshironi të

dërgoni dhe kaloni tek objekti.

3

Në varësi të aplikacionit dhe të objektit që dëshironi të dërgoni, mund të duhet,

për shembull, të prekni dhe mbani objektin, të hapni objektin ose të shtypni .

Mund të ekzistojnë dhe mënyra të tjera për dërgimin e një objekti.

4

Përzgjidhni Bluetooth.

5

Aktivizoni Bluetooth

®

nëse ju kërkohet t'a bëni këtë.

6

Takoni emrin e pajisjes marrëse.

7

Pajisja marrëse: Nëse ju kërkohet, pranoni lidhjen.

8

Pajisja e dërgimit: Nëse ju kërkohet, konfirmoni transferimin në pajisjen marrëse.

9

Pajisja marrëse: Pranoni objektin që hyn.

100

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të marrë objektet duke përdorur Bluetooth™

1

Sigurohuni që funksioni Bluetooth™ është aktivizuar dhe është i dukshëm për

pajisjet e tjera Bluetooth™.

2

Pajisja dërguese tani fillon dërgimin e të dhënave në pajisjen tuaj.

3

Nëse kërkohet, futni të njëjtin kodkalimi në të dy pajisjet ose konfirmoni kodkalimin

e sugjeruar.

4

Kur njoftoheni për një skedar të ardhur në pajisjen tuaj, tërhiqni shiritin e gjendjes

për poshtë dhe takoni njoftimin për të pranuar transferimin e skedarit.

5

Takoni Prano për të filluar transferimin e skedarit.

6

Për të parë përparimin e transferimit, tërhiqni shiritin e gjendjes për poshtë.

7

Për të hapur një objekt, tërhiqni shiritin e gjendjes për poshtë dhe takoni njofitmin

përkatës.

Për të parë skedarët që keni marrë me anën e Bluetooth™

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Bluetooth.

3

Shtypni dhe përzgjidhni Afisho skedarët e marrë.