Skanimi i kodeve të shiritit me aplikacionin NeoReader™
Rreth skanimit me aplikacionin NeoReader™
Përdoreni telefonin si skanues të kodeve të shiritit për të mësuar më shumë rreth
objekteve që skanoni. Për shembull, shikoni një pallto në një reklamë reviste dhe
dëshironi të gjeni dyqanin më të afërt për t'a blerë atë. Nëse reklama përmban një kod të
shiritit të lexueshëm, aplikacioni NeoReader™ e përdor këtë kod për të hyrë në
përmbajtjen për celularë në Internet, si në një faqe në Internet që ka më shumë
informacion rreth produktit ose një hartë të dyqaneve aty pranë. NeoReader™ lejon
përdorimin e llojeve më standartë të kodeve të shiritit.
Për të ndezur aplikacionin NeoReader™
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi NeoReader™.
Për të skanuar një barkod
1
Kur të jetë hapur aplikacioni NeoReader™, mbajeni pajisjen tuaj mbi barkod derisa
në pamor të duket i gjithë barkodi.
2
Pajisja juaj e skanon automatikisht barkodin dhe dridhet kur dallohet barkodi.
Për të futur me dorë një kod të shiritit
1
Kur aplikacioni NeoReader™ të jetë i hapur, takoni
.
2
Futni numrat e kodit të shiritit në fushën e tekstit, pastaj takoni GO!.
Pamja e përgjithshme e menysë së aplikacionit NeoReader™
Opsionet e mëposhtme të menysë janë të disponueshme në aplikacionin NeoReader™:
Trokitni lehtë për të hapur opsione të tjera
Futni me dorë numrat e kodit me shirita. Ky opsion mund të përdoret nëse kamera juaj ka vështirësi
në leximin e kodit me shirita
Shihni një listë të kodeve me shirita të skanuara më parë
Shihni informacionin në lidhje me aplikacionin NeoReader™. Lexoni më shumë në lidhje me llojet e
ndryshme të kodeve me shirita dhe në lidhje me si të përdorni NeoReader™
Përzgjidhni cilësimet tuaja personale, si gjuhën ose vendin. Ky informacion përdoret për të
personalizuar përmbajtjen e kodit me shirita. Gjithashtu, mund të përzgjidhni preferencat sesi të
përdorni aplikacionin NeoReader™
Dërgoni një mesazh me tekst për të ftuar një shok që të shkarkojë aplikacionin NeoReader™