Pasqyrimi i ekranit
Përdorni pasqyrimin e ekranit për të treguar ekranin e pajisjes tuaj në një TV ose ekran
tjetër të madh pa përdorur një lidhje me kabllo. Teknologjia Wi-Fi Direct ™ krijon një lidhje
me valë ndërmjet të dy pajisjeve, kështu që mund të uleni dhe të shijoni foto tuaja të
preferuara nga rehati i kolltukut tuaj. Gjithashtu mund t'a përdorni këtë tipar për të
dëgjuar muzikë nga telefoni juaj përmes altoparlantëve të TV-së.
TV juaj duhet të lejojë përdorimin e pasqyrimit të ekranit mbështetur në Wi-Fi CERTIFIED
Miracast™ që funksionaliteti i përshkruar më parë të punojë. Nëse TV juaj nuk lejon përdorimin
e pasqyrimit të ekranit, duhet të blini një adaptues të ekranit me valë veçmas.
Kur përdorni pasqyrimin e ekranit, cilësia e imazhit disa herë mund të ndikohet negativisht
nëse ka interferencë nga rrjetet e Wi-Fi® tjera.
Për të pasqyruar ekranin e pajisjes tuaj në një ekran televizori
1
Për të aktivizuar funksionin e pasqyrimit të ekranit, ndiqni udhëzimet në
udhëzuesin e përdorimit për televizorin tuaj.
2
Zvarritni poshtë shiritin e gjendjes dhe më pas trokitni lehtë mbi .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Ekrani > Pasqyrimi i ekranit.
4
Trokitni lehtë mbi Aktivizo Pasqyrimin e ekranit dhe përzgjidhni një pajisje.
Gjatë përdorimit të pasqyrimit të ekranit, mos e mbuloni zonën e antenës Wi-Fi të pajisjes tuaj.
103
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.