
NFC
Përdorni Komunikimet në Fushë të Afërt (NFC) për të ndarë të dhënat me pajisjet e tjera,
si një video, foto, adresë të faqes në Internet, skedar të muzikës ose kontakt. Gjithashtu
96
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

mund të përdorni NFC për të skanuar etiketat që ju japin më shumë informacion në lidhje
me një prodhim ose shërbim, si dhe etiketat që aktivizojnë disa funksione në pajisjen tuaj.
NFC është një teknologji pa tel me një sferë maksimale prej një centimetër, kështuë që
pajisjet që ndajnë të dhënat duhet të mbahen pranë njëra-tjetrës. Përpara sesa të mund
të përdorni NFC, fillimisht duhet të aktivizoni funksionin NFC dhe ekrani pajisjes duhet të
jetë aktiv.
NFC mund të mos jetë i disponueshëm në të gjitha shtetet dhe/ose rajonet.
Për të aktivizuar funksionin NFC
1
Nga Ekrani fillestar, takoni .
2
Gjeni dhe takoni Cilësimet > Të tjera....
3
Shënoni kutinë e shënimit për NFC.
Zona e dallimit NFC
Vendndodhja e zonës së zbulimit të NFC nuk është e njëjtë në të gjitha pajisjet. Kur ndani të
dhëna me një pajisje tjetër duke përdorur NFC, referojuni Udhëzuesit të Përdoruesit të pajisjes
tjetër për më shumë informacion.
Për të ndarë një kontakt me një pajisje tjetër duke përdorur NFC
1
Sigurohuni se të dyja pajisjet ka funksionin NFC të ndezur dhe se të dy ekranët
janë aktiv.
2
Për të parë kontaktet, shkoni tek Ekrani fillestar juaj, takoni , pastaj takoni .
3
Takoni kontaktin që dëshironi të ndani.
4
Mbajeni pajisjen tuaj dhe pajisjen marrës shpinë më shpinë, në mënyrë që zonat e
dallimit të NFC-së të secilës pajisje të prekin njëra-tjetrën. Kur pajisjet lidhen, ata
dridhen dhe riprodhojnë një tingull të shkurtër. Një miniaturë e kontaktit shfaqet.
5
Takoni miniaturën për të filluar transferimin.
6
Kur transferimi ka përfunduar, informacioni i kontaktit shfaqet në ekranin e pajisjes
marrëse dhe ruhet gjithashtu në pajisjen marrëse.
97
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

Për të bashkëndarë një skedar muzike me një pajisje tjetër duke përdorur NFC-në
1
Sigurohuni që pajisja juaj dhe pajisja marrëse e kanë të aktivizuar funksionin NFC
dhe që të dyja ekranet janë aktive.
2
Për të hapur aplikacionin "WALKMAN™", trokitni lehtë mbi dhe pastaj gjeni dhe
trokitni lehtë mbi .
3
Përzgjidhni një kategori të muzikës dhe shfletoni për te pjesa muzikore që
dëshironi të bashkëndani.
4
Trokitni lehtë mbi pjesën muzikore për ta riprodhuar. Më pas mund të trokitni lehtë
mbi për të ndërprerë pjesën muzikore. Transferimi funksionon qoftë kur pjesa
muzikore është duke u riprodhuar, qoftë kur është ndërprerë.
5
Mbajeni pajisjen tuaj dhe pajisjen marrëse shpinë më shpinë, në mënyrë që zonat
e zbulimit të NFC-së të secilës pajisje të prekin njëra-tjetrën. Kur pajisjet lidhen, ata
dridhen dhe riprodhojnë një tingull të shkurtër. Shfaqet një miniaturë e pjesës
muzikore.
6
Trokitni lehtë mbi miniaturën për të nisur transferimin.
7
Kur të ketë mbaruar transferimi, skedari muzikor riprodhohet menjëherë në pajisjen
marrëse. Në të njëjtën kohë, skedari ruhet në pajisjen marrëse.
Mund të mos jeni në gjendje t'i kopjoni, t'i dërgoni apo t'i transferoni objektet e mbrojtura me
të drejtat e autorit.
Për të bashkëndarë një foto ose video me një pajisje tjetër duke përdorur NFC-në
1
Sigurohuni se të dyja pajisjet ka funksionin NFC të ndezur dhe se të dy ekranët
janë aktiv.
2
Për të parë fotot dhe videot në pajisjen tuaj, shkoni në Ekrani fillestar tuaj, takoni
, pastaj gjeni dhe takoni Albumi.
3
Takoni foton ose videon që dëshironi të bashkëndani.
4
Mbajeni pajisjen tuaj dhe pajisjen marrës shpinë më shpinë, në mënyrë që zonat e
dallimit të NFC-së të prekin njëra-tjetrën. Kur pajisjet lidhen, ata dridhen dhe
riprodhojnë një tingull të shkurtër. Një miniaturë e fotos ose videos shfaqet.
5
Takoni miniaturën për të filluar transferimin.
6
Kur të ketë mbaruar transferimi, fotoja ose videoja shfaqet në ekranin e pajisjes
marrëse. Në të njëjtën kohë, objekti ruhet në pajisjen marrëse.
Gjithashtu mund të përdorni NFC për të bashkëndarë një video nga aplikacioni Filmat.
Për të ndarë një adresë të internetit me një pajisje tjetër duke përdorur NFC
1
Sigurohuni se të dyja pajisjet ka funksionin NFC të ndezur dhe se të dy ekranët
janë aktiv.
2
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni “ .
3
Për të hapur shfletuesin e internetit, gjeni dhe takoni “ .
4
Ngarkoni faqen në internet që dëshironi të ndani.
5
Mbajeni pajisjen tuaj dhe pajisjen marrës shpinë më shpinë, në mënyrë që zonat e
dallimit të NFC-së të prekin njëra-tjetrën. Kur pajisjet lidhen, ata dridhen dhe
riprodhojnë një tingull të shkurtër. Një miniaturë e faqes së internetit shfaqet.
6
Takoni miniaturën për të filluar transferimin.
7
Kur transferimi ka përfunduar, faqja e internetit shfaqet në ekranin e pajisjes
marrëse.
Skanimi i etiketave NFC
Pajisja juaj mund të skanojë lloje të ndryshme të etiketave NFC. Për shembull, mund të
skanojë etiketat e vendosura në një poster, në një reklamë në pankartë ose pranë një
produkti në një dyqan të shitjes me pakicë. Mund të merrni informacion shtesë, si një
adresë në Internet ose një numër telefonik.
Për të skanuar një etiketë NFC
1
Sigurohuni se pajisja ka funksionin NFC të ndezur dhe se ekrani është aktiv.
2
Vendosni pajisjen tuaj mbi etiketën që pjesa e zbulimit NFC t'a prekë atë. Pajisja
juaj skanon etiketën dhe shfaqe përmbajtjen e grumbulluar. Takoni përmbajtjen e
etiketës për t'a hapur atë.
3
Për të hapur etiketën, takojeni atë.
98
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

Lidhja me një pajisje të pajtueshme NFC
Mund të lidhni pajisjen tuaj me pajisje të tjera të pajtueshme me NFC të prodhuara nga
Sony, si një altoparlant ose një kufje. Kur krijoni këtë lloj lidhje, referojuni udhëzuesit të
përdorimit të pajisjes së pajtueshme për më shumë informacion.
Mund të keni nevojë të keni Wi-Fi® ose Bluetooth™ të aktivizuar në të dyja pajisjet që lidhja të
funksionojë.