Sony Xperia L - Transferimi i kontakteve në pajisjen tuaj të re

background image

Transferimi i kontakteve në pajisjen tuaj të re

Ka disa mënyra për të transferuar kontaktet në pajisjen tuaj të re. Përzgjidhni një metodë

transferimi që i përshtatet më mirë gjendjes tuaj.

Transferimi i kontakteve duke përdorur një kompjuter

Xperia™ Transfer dhe Konfigurimi i Kontakteve janë aplikacione brenda aplikacioneve PC

Companion dhe Sony™ Bridge for Mac që ju ndihmon të mblidhni kontakte nga pajisja

juaj e vjetër dhe t'i transferoni ato në pajisjen tuaj të re. Aplikacionet mbështesin disa

marka pajisjesh, duke përfshirë iPhone, Samsung, HTC, BlackBerry, LG, Motorola dhe

Nokia.

Ju nevojitet:

Një kompjuter i lidhur me internetin.

Një kabllo USB për pajisjen tuaj të vjetër.

Një kabllo USB për pajisjen tuaj të re Android™.

Pajisja juaj e vjetër.

Pajisja juaj e re Android™.

Përdorimi i programit PC Companion për transferimin e kontakteve

Nëse jeni duke transferuar kontakte me anën e një kompjuteri, përdorni programin PC

Companion. Është falas dhe skedarët e instalimit janë të instaluar në pajisjen tuaj të re.

PC Companion ofron edhe një gamë tiparesh të tjera, ku përfshihet ndihma për

përditësimin e softuerit të pajisjes tuaj.

Për të instaluar PC Companion

1

Pajisja e re: Ndizni pajisjen tuaj të re Android™ dhe lidheni atë me një PC duke

përdorur një kabllo USB.

2

Pajisja e re: Takoni Instalo për të instaluar PC Companion në PC.

3

Kompjuter: Nëse shfaqet një dritare e re për t'ju njoftuar në lidhje me programin

kompjuterik të disponueshëm të PC, përzgjidhni Fillo Startme.exe.

4

Kompjuter: KlikoniInstall për të filluar instalimin dhe pastaj ndiqni udhëzimet për të

përfunduar instalimin.

Për të transferuar kontaktet në pajisjen tuaj të re duke përdorur PC Companion

1

Sigurohuni që PC Companion është instaluar në kompjuter.

2

Hapni programin PC Companion në kompjuter, pastaj klikoni Xperia™ Transfer

ose Contacts Setup dhe ndiqni udhëzimet për të transferuar kontaktet tuaja.

Transferimi i kontakteve duke përdorur një kompjuter Apple® Mac®

Për udhëzime të hollësishme sesi të përdorni një kompjuter Apple Mac për të transferuar

kontaktet nga pajisja juaj e vjetër, shkoni te Transfer your contacts.

44

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Transferimi i kontakteve duke përdorur llogaritë e sinkronizmit

Pajisja juaj funksionon me llogaritë e admiruara të sinkronizimit në Internet si Google
Sync™, Microsoft

®

Exchange ActiveSync

®

ose Facebook™. Nëse keni sinkronizuar

kontaktet në pajisjen tuaj të vjetër ose kompjuterin tuaj me një llogari në Internet, mund të

transferoni kontaktet tuaja në pajisjen tuaj të re duke përdorur atë llogari. Për më shumë

informacion të hollësishëm në lidhje me sinkronizmin, shihni Sinkronizoni postën

elektronik, kalendarin dhe kontaktet e korporatës tuaj në faqen 106.

Për të sinkronizuar kontaktet në pajisjen tuaj të re duke përdorur një llogari

sinkronizimi

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi .

2

Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi Cilësimet> Llogaritë e

sinkronizimi.

3

Përzgjidhni llogarinë me të cilën dëshironi të sinkronizoni kontaktet tuaja dhe pastaj

trokitni lehtë mbi > Sinkronizo tani.

Duhet të hyni në llogarinë përkatëse të sinkronizimit para se të sinkronizoni kontaktet tuaja me

të.

Transferimi i kontakteve nga një kartë SIM

Për të kaluar kontaktet nga një kartë SIM

1

Nga Ekrani fillestar juaj, takoni “ , pastaj takoni .

2

Shtypni , pastaj takoni Importo kontaktet > Karta SIM.

3

Nëse keni konfiguruar një llogari të sinkronizimit, mund të zgjidhni të shtoni

kontaktet e kartës SIM të asaj llogarie. Ose mund të zgjidhni të përdorni vetëm

këto kontakte në pajisje. Përzgjidhni mundësinë tuaj të dëshiruar.

4

Për të kaluar një kontakt individual, gjeni dhe takoni kontaktin. Për të kaluar të

gjitha kontaktet, takoni Importo të gjitha.

Transferimi i kontakteve nga një kartë e kujtesës

Për të importuar kontaktet nga një kartë kujtese

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi .

2

Shtypni dhe pastaj trokitni lehtë mbi Importo kontaktet > Karta SD.

3

Përzgjidhni se ku t'i ruani kontaktet tuaja.

4

Përzgjidhni skedarin që dëshironi të importoni.

Marrja e kontakteve nga pajisje të tjera

Për të marrë të dhënat e kontaktit të dërguar duke përdorur teknologjinë

Bluetooth™

1

Sigurohuni se e keni aktivizuar funksionin Bluetooth™ dhe pajisja juaj është

vendosur në i dukshëm. Nëse jo, atëherë nuk mund të merrni të dhëna nga

pajisjet e tjera.

2

Kur pyeteni që të konfimoni nëse dëshironi të merrni skedarin, takoni Prano.

3

Tërhiqeni poshtë panelin e njoftimit dhe takoni skedarin që morët për të importuar

të dhënat e kontaktit.

Për të marë kontaktet e dërguar duke përdorur një shërbimi të dërgimit të mesazhit

1

Kur merrni një mesazh të ri me tekst, mesazh multimedia ose mesazh PE, hapni

mesazhin.

2

Të dhënat e kontaktit të marra shfaqen si një shtojcë vCard. Takoni ose prekni dhe

mbani skedarin vCard për të hapur një menu, në mënyrë që të ruani të dhënat e

kontaktit.

45

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.