Sony Xperia L - Përdorimi i videokamerës

background image

Përdorimi i videokamerës

Për të rregjistruar një video duke përdorur tastin e kamerës

1

Aktivizojeni kamerën.

2

Për të filluar rregjistrimin e një videoje, shtypni tastin e kamerës.

3

Për të ndalur rregjistrimin, shtypni tastin e kamerës përsëri.

Rregjistroni videot tuaja në orientimin peisazhi për të marë rezultatet më të mira.

Për të rregjistruar një video duke takuar ekranin

1

Aktivizojeni kamerën.

2

Drejtoni kamerën ndaj subjektit.

3

Takoni për të nisur rregjistrimin.

4

Takoni për të ndaluar rregjistrimin.

Rregjistroni videot tuaja në orientimin peisazhi për të marë rezultatet më të mira.

Për të riprodhuar videot e rregjistruara

1

Aktivizojeni kamerën.

2

Takoni miniaturat në pjesën e sipërme djathtas të ekranit.

3

Goditni lehtë majtas ose djathtas për të shfletuar të gjithë skedarët e fotove dhe të

videove. Videot identifikohen nga .

4

Takoni , për të riprodhuar një video.

5

Për të ndaluar riprodhimin e videos, takoni ose .

75

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të fshirë një video të regjistruar

1

Shfletoni për te videoja që dëshironi të fshini.

2

Takoni një pjesë bosh të ekranit për të bërë që të shfaqet .

3

Takoni .

4

Takoni OK për të konfirmuar.

Përdorimi i cilësimeve të videokamerës

Për të rregulluar cilësimet e videokamerës

1

Aktivizojeni kamerën.

2

Takoni një nga ikonat e cilësimeve në ekran.

3

Për të shfaqur të gjitha cilësimet, takoni .

4

Përzgjidhni cilësimin që dëshironi të rregulloni, pastaj bëni ndryshimet tuaja.

Për të përshtatur panelin e cilësimeve të videokamerës

1

Kur videokamera është e ndezur, takoni për të shfaqur të gjitha cilësimet.

2

Prekni dhe mbani cilësimin që dëshironi të zhvendosni, pastaj tërhiqeni tek

pozicioni i dëshiruar.

Nëse tërhiqni cilësimin jashtë panelit të cilësimeve, ndryshimi anullohet.

Pamja e përgjithshme e cilësimeve të videokamerës

Skenat

Tipari Skenat ju ndihmon për ta konfiguruar shpejt kamerën për situata të zakonshme,

duke përdorur skenat e paraprogramuara. Kamera përcakton një numër cilësimesh, që

të përshtatni skenën e përzgjedhur, duke siguruar videon më të mirë të mundshme.

Joaktiv

Tipari Skenat është joaktiv dhe mund të regjistroni video me dorë.

Marrje artistike

Përdorni për rregjistrimin e videove ndaj sfondeve të butë.

Peizazh

Përdoreni për video peizazhi. Kamera fokusohet në objekte të largëta.

Natën

Kur është aktive, ndjeshmëria ndaj dritës shtohet. Përdoreni në mjedise me ndriçim të pamjaftueshëm.

Videot e objekteve që lëvizin me shpejtësi mund të jenë të turbullta. Mbajeni dorën të palëvizur, ose

përdorni një mbështetje. Çaktivizojeni mënyrën për natën kur kushtet e ndriçimit janë të mira, për të

përmirësuar cilësinë e videos.

Plazh dhe borë

Përdoreni në mjedise të ndritshme, për të shmangur video të ekspozuara në mënyrë të pamjaftueshme.

Sporte

Përdoreni për video objektesh që lëvizin me shpejtësi. Koha e shkurtër e ekspozimit e minimizon

turbullimin prej lëvizjes.

Festë

Përdoreni për video në mjedise të brendshme me ndriçim të pamjaftueshëm. Kjo skenë zgjedh ndriçimin

e sfondit në mjedise të brendshme ose dritën e qirinjve. Videot e objekteve që lëvizin me shpejtësi mund

të jenë të turbullta. Mbajeni dorën të palëvizur, ose përdorni një mbështetje.

Rezolucioni i videos

Rregulloni rezolucionin e videos për formatet e ndryshme.

1280×720(16:9)

Formati HD (me definicion të lartë) me raportin e pamjes 16:9. 1280×720 piksel.

864×480(9:5)

Formati FWVGA me raportin e pamjes 9:5.

76

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

640×480(4:3)

Formati VGA me raportin e pamjes 4:3.

320×240(4:3)

Formati QVGA me raportin e pamjes 4:3.

176×144(11:9)

Përdorni këtë format për rregjistrimin e videove që u dërgoni miqve nëpërmjet MMS. Koha e

rregjistrimit për këtë format është e kufizuar, kështu që skedarët e videos mund të përfshihen

në një mesazh multimedial.

Dritë për foto

Përdorni dritën për të regjistruar video kur ndriçimi është i pamjaftueshëm ose kur ka

dritë të kundërt.

Aktiv

Joaktiv

Ndonjë herë cilësia e videos mund të jetë më e mirë pa dritë, edhe nëse ndriçimi është i pamjaftueshëm.

Kohëvonues

Duke përdorur kohëvonuesin, mund të regjistroni një video pa e mbajtur në dorë pajisjen.

Përdoreni për të regjistruar video grupi, ku të gjithë mund të jenë në video. Kohëvonuesin

mund ta përdorni edhe për të shmangur tronditjen e kamerës gjatë regjistrimit të videove.

Aktiv (10 s.)

Cilësoni një vonesë prej 10 sekondash, që nga trokitja e lehtë e ekranit të kamerës deri sa të fillojë

regjistrimi i videos.

Aktiv (2 s.)

Cilësoni një vonesë prej 2 sekondash, që nga trokitja e lehtë e ekranit të kamerës deri sa të fillojë

regjistrimi i videos.

Joaktiv

Videoja fillon të regjistrohet sapo të trokitni lehtë mbi ekranin e kamerës.

Hapja e shpejtë

Përdorni cilësimet e hapjes së shpejtë për të hapur kameran nga ekrani i kyçjes. Nëse

pajisja është në modalitetin e fjetjes, shtypni tastin e kameras.

Hape dhe fotografo

Duke shtypur pak çaste tastin e kamerës, fotoja e parë nxirret menjëherë pasi kamera niset nga mënyra

e gjumit.

Vetëm hape (fotokamerë)

Duke shtypur pak çaste tastin e kamerës, kamera niset nga mënyra e gjumit.

Hape dhe regjistro videon

Duke shtypur pak çaste tastin e kamerës, video e parë nxirret menjëherë pasi videokamera niset nga

mënyra e gjumit.

Vetëm hape (videokamera)

Duke shtypur pak çaste tastin e kamerës, videokamera niset nga mënyra e gjumit.

Joaktiv

Mënyra e fokusimit

Cilësimi i fokusit kontrollon se cila pjesë e një videoje duhet të duket qartë. Kur

vetëfokusimi i vazhdueshëm është aktiv, kamera vazhdon të rregullojë fokusin, në mënyrë

që zona brenda kornizës së bardhë të fokusit të qëndrojë e qartë.

Fokusi automatik i një subjekti

Kamera fokusohet automatikisht mbi objektin e përzgjedhur. Vetëfokusimi i vazhdueshëm është aktiv.

Dallimi i fytyrave

Kamera dallon automatikisht deri në pesë fytyra njerëzish, të treguara nga kornizat në ekran. Kamera

fokusohet automatikisht mbi fytyrën më të afërt. Gjithashtu mund të përzgjidhni se në cilën fytyrë të

fokusoheni duke trokitur lehtë mbi të në ekran. Kur takoni ekranin e kamerës, një kornizë e gjelbër tregon

77

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

se cila fytyrë është e përzgjedhur dhe në fokus. Dallimi i fytyrës nuk mund të përdoret për të gjitha llojet e

skenave. Vetëfokusimi i vazhdueshëm është aktiv.

Vlera e ekspozimit

Ky cilësim ju lejon të përcaktoni sasinë e dritës në imazhin që merrni në video. Një vlerë më e lartë tregon

një sasi në rritje të dritës.

Balanca e të bardhës

Cilësimi i balancës së të bardhës rregullon balancën e ngjyrave sipas kushteve të

ndriçimit.

Automatike

Rregulloni automatikisht balancën e ngjyrave sipas kushteve të ndriçimit.

Inkandeshente

Rregullon balancën e ngjyrave për kushtet e një ndriçimi të butë si p.sh. nën llampat e dritës.

Fluoreshente

Rregulloni balancën e ngjyrave për ndriçimin fluoreshent.

Dritë dite

Rregulloni balancën e ngjyrave për kushtet e mjediseve të jashtme me diell.

Me re

Rregulloni balancën e ngjyrave për një qiell me re.

Matja

Ky funksion përcakton automatikisht një ekspozim të ekuilibruar mirë, duke matur sasinë

e dritës që bie në imazhin që dëshironi të fotografoni.

Në qendër

Rregulloni ekspozimin në qendër të imazhit.

Mesatare

Llogarisni ekspozimin sipas sasisë së dritës që bie në të gjithë imazhin.

Selektive

Rregulloni ekspozimin në një pjesë shumë të vogël të imazhit që dëshironi të fotografoni.

Stabilizuesi i imazhit

Gjatë regjistrimit të një videoje, mund ta keni të vështirë ta mbani pajisjen pa lëvizur.

Stabilizuesi ju ndihmon duke kompensuar lëvizjet e vogla të dorës.

Gjeoetiketimi

Etiketoni fotot me hollësitë se ku i nxorrët ato.

Aktiv

Kur aktivizohet gjeoetiketimi, te fotot shtohet vendndodhja e përafërt gjeografike kur i nxirrni. Për të

përdorur gjeoetiketimin, duhet të aktivizoni tiparet e vendndodhjes nga menyja Cilësimet. Që në një foto

të shtohen gjeoetiketat, para se të nxirrni foton duhet të përcaktohet vendndodhja. Vendndodhja juaj

përcaktohet kur shfaqet në ekranin e kamerës. Kur pajisja juaj është duke kërkuar pozicionin tuaj,
shfaqet .

Joaktiv

Kur gjeoetiketimi është hequr, nuk mund të shihni vendndodhjen ku nxorrët një foto.

Mikrofoni

Përzgjidhni nëse do të rregjistroni tingullin përreth gjatë rregjistrimit të videos.

78

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Marrje me prekje

Identifikoni një zonë të caktuar të fokusit, duke prekur me gisht ekranin e kamerës. Fotoja

nxirret sapo të hiqni gishtin. Ky cilësim është i disponueshëm vetëm kur mënyra e

fokusimit është cilësuar në prekjen e fokusit.

Aktiv

Joaktiv

Tingulli shkrepës

Zgjidhni të ndizni ose të fiknin tingullin shkrepës kur rregjistroni një video.

Ruajtja e të dhënave

Mund të zgjidhni të ruani të dhënat tuaja ose në një kartë SD të heqshme ose në

hapësirën ruajtëse të brendshme.

Hapësira ruajtëse e brendshme

Fotot ose videot ruhen në kujtesën e pajisjes.

Karta SD

Fotot ose videot ruhen në kartën SD.

79

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.