Sony Xperia L - Përdorimi i cilësimeve të fotokamerës

background image

Përdorimi i cilësimeve të fotokamerës

Për të rregulluar cilësimet e fotokamerës

1

Aktivizojeni kamerën.

2

Për të shfaqur të gjitha cilësimet, takoni .

3

Përzgjidhni cilësimin që doni të rregulloni dhe pastaj modifikojeni sipas dëshirës.

Për të përshtatur panelin e cilësimeve të fotokamerës

1

Kur kamera është e hapur, takoni , për të shfaqur të gjitha cilësimet.

2

Prekni dhe mbani cilësimin që dëshironi të lëvizni dhe tërhiqeni atë tek pozicioni i

dëshiruar.

Nëse tërhiqni cilësimin jashtë panelit të cilësimeve, ndryshimi anullohet.

Pamja e përgjithshme e cilësimeve të fotokamerës

Normale

Rregulloni me dorë cilësimet e kamerës.

Shkrepja e vazhdueshme

Përdorni regjimin Burst për të marrë disa foto në një seri të shpejtë, duke e mbajtur të shtypur me

gisht butonin e shkrepjes. Mund të zgjidhni midis tre shpejtësive të shpërthimit, të cilat vijnë me nivele

të ndryshme rezolucioni, që do të thonë, madhësi të ndryshme të figurave.

Kamera e përparme

Përzgjidhni kamerën e përparme, nëse dëshironi të nxirrni foto autoportreti.

Efekti i figurës

Zbatoni efektet te fotot.

Përzgjedhja e skenës

Përdorni një lloj skene të paraprogramuar për të cilësuar shpejt kamerën për situata të zakonshme.

Njohja e skenës

71

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Kamera përcakton se cila skenë është më e përshtatshme. Kur përzgjidhet skena, shfaqet një ikonë e

skenës dhe teksti.

Lëvizja panoramike

Përdoreni këtë cilësim për të nxjerrë foto panoramike me kënd të gjerë. Thjesht shtypni tastin e

kamerës dhe lëvizeni kamerën pa u dridhur nga njëra anë në tjetrën.

Rezolucioni

Zgjidhni ndërmjet disa madhësive dhe raporteve të pamjes përpara nxjerrjes së një fotoje.

Një foto me një rezolucion më të lartë kërkon më shumë kujtesë.

3264×2448(4:3)

Madhësia e fotos 8 megapiksel me raportin e pamjes 4:3. E përshtatshme për fotot që dëshironi t'i

shihni në ekrane jo të gjera ose t'i stamponi me rezolucion të lartë.

3104×1746(16:9)

Madhësia e fotos 5 megapiksel me raportin e pamjes 4:3. E përshtatshme për fotot që dëshironi t'i

shihni në ekrane jo të gjera ose t'i stamponi me rezolucion të lartë.

1632×1224(4:3)

Madhësia e fotos 2 megapiksel me raportin e pamjes 4:3. E përshtatshme për fotot që dëshironi t'i

shihni në ekrane jo të gjera.

1920×1080(16:9)

Madhësia e fotos 2 megapiksel me raportin e pamjes 16:9. E përshtatshme për fotot që dëshironi t'i

shihni në ekrane të gjera.

640×480(4:3)

Formati VGA me raportin e pamjes 4:3.

Blici

Përdorni blicin për të nxjerrë foto kur ndriçimi është i pamjaftueshëm ose kur ka një

ndriçim të kundërt.

Automatik

Kamera përcakton automatikisht nëse kushtet e ndriçimit kërkojnë përdorimin e një blici.

Mbush flashin

Përdoreni këtë cilësim kur sfondi është më i shkëlqyeshëm sesa subjekti. Kjo heq hijet e errëta të

padëshirueshme.

Joaktiv

Blici hiqet. Ndonjëherë cilësia e fotos është më e mirë pa blic, edhe sikur ndriçimi të jetë i

pamjaftueshëm. Për të nxjerrë një foto të mirë pa blic duhet ta mbani dorën të palëvizur. Përdorni

kohëvonuesin për të shmangur fotot e turbullta.

Reduktimi i syrit të kuq

Zvogëlon ngjyrën e kuqe të syve kur nxirrni një foto.

Kohëvonues

Me kohëvonuesin mund të nxirrni një foto pa e mbajtur në dorë pajisjen. Përdoreni këtë

funksion për të bërë autoportrete ose foto në grup, ku të gjithë mund të jenë në foto.

Kohëvonuesin mund ta përdorni edhe për të shmangur lëvizjen e kameras kur po nxirrni

foto.

Aktiv (10 s.)

Cilësoni një vonesë prej 10 sekondash që nga trokitja e lehtë e ekranit të kamerës deri në nxjerrjen e

fotos.

Aktiv (2 s.)

Cilësoni një vonesë prej 2 sekondash që nga trokitja e lehtë e ekranit të kamerës deri në nxjerrjen e fotos.

Joaktiv

Fotoja nxirret sapo të trokitni lehtë mbi ekranin e kamerës.

Smile Shutter™

Përdorni funksionin e shkrehësit me buzëqeshje për të përcaktuar se ndaj cilit lloj

buzëqeshjeje të reagojë kamera përpara nxjerrjes së një fotoje.

72

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Shpejtësia e shpërthimit

Përdorni modalitetin e rregjistrimit me shpejtësinë e shpërthimit për të rregjistruar disa

foto shpejt njëra pas tjetrës duke mbajtur gishtin të shtypur në butonin e shkrehësit.

Mund të zgjidhni midis tre shpejtësive të shpërthimit, të cilat vijnë me nivele të ndryshme

rezolucioni, që do të thonë, madhësi të ndryshme të figurave.

Hapja e shpejtë

Përdorni cilësimet e hapjes së shpejtë për të hapur kameran nga ekrani i kyçjes. Nëse

pajisja është në modalitetin e fjetjes, shtypni tastin e kameras.

Hape dhe fotografo

Duke shtypur pak çaste tastin e kamerës, fotoja e parë nxirret menjëherë pasi kamera niset nga mënyra

e gjumit.

Vetëm hape (fotokamerë)

Duke shtypur pak çaste tastin e kamerës, kamera niset nga mënyra e gjumit.

Hape dhe regjistro videon

Duke shtypur pak çaste tastin e kamerës, video e parë nxirret menjëherë pasi videokamera niset nga

mënyra e gjumit.

Vetëm hape (videokamera)

Duke shtypur pak çaste tastin e kamerës, videokamera niset nga mënyra e gjumit.

Joaktiv

Mënyra e fokusimit

Funksioni i fokusit kontrollon se cila pjesë e një fotoje duhet të duket qartë. Kur

vetëfokusimi i vazhdueshëm është aktiv, kamera vazhdon të rregullojë fokusin, në mënyrë

që zona brenda kornizës së verdhë të fokusit të qëndrojë e qartë.

Fokusi automatik i një subjekti

Kamera fokusohet automatikisht mbi objektin e përzgjedhur. Vetëfokusimi i vazhdueshëm është aktiv.

Prekni dhe mbani ekranin e kamerës derisa korniza e verdhë e fokusit bëhet blu, duke treguar se fokusi

është vendosur. Fotoja nxirret kur ju hiqni gishtin.

Dallimi i fytyrave

Kamera dallon automatikisht deri në pesë fytyra njerëzish, të treguara nga kornizat në ekran. Kamera

fokusohet automatikisht mbi fytyrën më të afërt. Gjithashtu mund të përzgjidhni se në cilën fytyrë të

fokusoheni duke trokitur lehtë mbi të në ekran. Kur trokitni lehtë mbi ekranin e kamerës, një kornizë blu

tregon se cila fytyrë është e përzgjedhur dhe në fokus. Dallimi i fytyrës nuk mund të përdoret për të gjitha

llojet e skenave. Vetëfokusimi i vazhdueshëm është aktiv.

Fokusi me prekje

Prekni një zonë të veçantë në ekranin e kamerës për të cilësuar zonën e fokusit. Vetëfokusimi i

vazhdueshëm është joaktiv. Prekni dhe mbani ekranin e kamerës derisa korniza e verdhë e fokusit bëhet

blu, duke treguar se fokusi është vendosur. Fotoja nxirret kur ju hiqni gishtin.

Ky cilësim disponohet vetëm në mënyrën e nxjerrjes Normale.

Vlera e ekspozimit

Përcakton sasinë e dritës në foton që dëshironi të nxirrni. Një vlerë më e lartë tregon një sasi në rritje të

dritës.

Ky cilësim disponohet vetëm në mënyrën e nxjerrjes Normale.

HDR

Përdorni cilësimin e HDR (Sfera e Lartë Dinamike) për të bërë një foto ndaj një drite të

fortë nga pas ose në kushte kur kontrasti është i mprehtë. HDR kompenson për humbjen

e hollësisë dhe prodhon një fotografi që përfaqëson zonat e errta dhe të shndritshme.

Ky cilësim disponohet vetëm në mënyrën e nxjerrjes Normale.

73

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Balanca e të bardhës

Cilësimi i balancës së të bardhës rregullon balancën e ngjyrave sipas kushteve të

ndriçimit.

Automatike

Rregullon automatikisht balancën e ngjyrave sipas kushteve të ndriçimit.

Inkandeshente

Rregullon balancën e ngjyrave për kushtet e një ndriçimi të butë si p.sh. nën llampat e dritës.

Fluoreshente

Rregullon balancën e ngjyrave për ndriçimin fluoreshent.

Dritë dite

Rregullon balancën e ngjyrave për kushtet e mjediseve të jashtme me diell.

Me re

Rregullon balancën e ngjyrave për një qiell me re.

Ky cilësim disponohet vetëm në mënyrën e nxjerrjes Normale.

ISO

Mund ta zvogëloni turbullimin e imazhit të shkaktuar nga errësira ose nga subjektet që

lëvizin, duke rritur ndjeshmërinë ISO.

Automatik

Cilëson automatikisht ndjeshmërinë ISO.

100

Cilëson ndjeshmërinë ISO në 100.

200

Cilëson ndjeshmërinë ISO në 200.

400

Cilëson ndjeshmërinë ISO në 400.

800

Cilëson ndjeshmërinë ISO në 800.

Ky cilësim disponohet vetëm në mënyrën e nxjerrjes Normale.

Matja

Ky funksion përcakton automatikisht një ekspozim të ekuilibruar mirë, duke matur sasinë

e dritës që bie në imazhin që dëshironi të fotografoni.

Në qendër

Rregullon ekspozimin në qendër të imazhit.

Mesatare

Llogarit ekspozimin sipas sasisë së dritës që bie në të gjithë imazhin.

Selektive

Rregullon ekspozimin në një pjesë shumë të vogël të imazhit që dëshironi të fotografoni.

Ky cilësim disponohet vetëm në mënyrën e nxjerrjes Normale.

Stabilizuesi i imazhit

Kur nxirri një foto, mund të jetë e vështirë që ta mbani pajisjen pa lëvizur. Stabilizuesi ju

ndihmon duke kompensuar lëvizjet e vogla të dorës.

Gjeoetiketimi

Etiketoni fotot me hollësitë se ku i nxorrët ato.

Aktiv

74

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Kur aktivizohet gjeoetiketimi, te fotot shtohet vendndodhja e përafërt gjeografike kur i nxirrni. Për të

përdorur gjeoetiketimin, duhet të aktivizoni tiparet e vendndodhjes nga menyja Cilësimet. Që në një foto

të shtohen gjeoetiketat, para se të nxirrni foton duhet të përcaktohet vendndodhja. Vendndodhja juaj

përcaktohet kur shfaqet në ekranin e kamerës. Kur pajisja juaj është duke kërkuar pozicionin tuaj,
shfaqet .

Joaktiv

Kur gjeoetiketimi është hequr, nuk mund të shihni vendndodhjen ku nxorrët një foto.

Marrje me prekje

Identifikoni një zonë të caktuar të fokusit, duke prekur me gisht ekranin e kamerës. Fotoja

nxirret sapo të hiqni gishtin. Ky cilësim është i disponueshëm vetëm kur mënyra e

fokusimit është cilësuar në prekjen e fokusit.

Aktiv

Joaktiv

Tingulli shkrepës

Zgjidhni të ndizni ose të fiknin tingullin shkrepës kur rregjistroni një video.

Ruajtja e të dhënave

Mund të zgjidhni të ruani të dhënat tuaja ose në një kartë SD të heqshme ose në

hapësirën ruajtëse të brendshme.

Hapësira ruajtëse e brendshme

Fotot ose videot ruhen në kujtesën e pajisjes.

Karta SD

Fotot ose videot ruhen në kartën SD.