Dallim fytyrash
Mund të përdorni dallimin e fytyrave për të sjellë një fytyrë jashtë qendrës në fokus.
Kamera automatikisht dallon deri në pesë fytyra, të treguara nga kuadrot e bardha. Një
kuadër i verdhë tregon se cila fytyrë është zgjedhur për fokusin. Foksi është vendosur për
fytyrën më afër kamerës. Gjithashtu mund të takoni një nga kuadrot për të zgjedhur se
cila fytyrë duhet të jetë në fokus.
Për të aktivizuar dallimin e fytyrave
1
Aktivizojeni kamerën.
2
Trokitni lehtë mbi ikonën në krye të ekranit majtas, pastaj përzgjidhni Normale.
3
Për të shfaqur të gjitha cilësimet, takoni .
4
Takoni Mënyra e fokusimit > Dallimi i fytyrave.
Për të nxjerrë një foto duke përdorur dallimin e fytyrave
1
Kur kamera të jetë e hapur dhe Dallimi i fytyrave i aktivizuar, drejtojeni kamerën
nga objekti juaj. Mund të dallohen deri në pesë fytyra dhe secila fytyrë e dalluar
vendoset në kuadër.
2
Shtypni tastin e kamerës përgjysmë. Një kuadër i verdhë tregon se cila fytyrë është
në fokus.
3
Për të nxjerrë foton, shtypni plotësisht tastin e kamerës.