Sony Xperia L - Informacioni ligjor

background image

Informacioni ligjor

Sony C2105/C2104/

Ky udhëzues përdorimi botohet nga Sony Mobile Communications AB ose nga filiali i tij vendor, pa asnjë garanci.

Përmirësimet dhe ndryshimet në këtë udhëzues përdorimi, të imponuara nga gabimet e shtypit, pasaktësitë e

informacionit aktual ose përmirësimet e programeve dhe/ose të pajisjeve, mund të bëhen në çdo kohë dhe pa

paralajmërim nga Sony Mobile Communications AB. Sidoqoftë, ndryshimet e tilla do të përfshihen në edicionet e

reja të këtij udhëzuesi përdorimi.
© Sony Mobile Communications AB, 2013.
Të gjitha të drejtat të rezervuara.
Telefoni juaj celular ka aftësinë të shkarkojë, të ruajë dhe të përcjellë përmbajtjet e tjera, për shembull, tonet e ziles.

Përdorimi i përmbajtjeve të tilla mund të jetë i kufizuar ose i ndaluar nga të drejtat e palëve të treta, duke përfshirë

por pa u kufizuar me kufizimin sipas ligjeve të zbatueshme për të drejtat e autorit. Për materialet shtesë që

shkarkuat në telefonin tuaj celular ose që përcollët nga ai, plotësisht përgjegjës jeni ju dhe jo Sony. Para se të

përdorni çdo përmbajtje shtesë, verifikoni nëse përdorimi i synuar nga ju është licensuar siç duhet ose është

autorizuar ndryshe. Sony nuk garanton saktësinë, integritetin ose cilësinë e çdo përmbajtjeje shtesë ose të çdo

përmbajtjeje tjetër nga palët e treta. Sony nuk do të jetë përgjegjës në asnjë rrethanë dhe në asnjë mënyrë, për

përdorimin e gabuar nga ju të përmbajtjeve shtesë ose të përmbajtjeve të tjera nga palët e treta.
Ky udhëzues përdorimi mund të përmendë shërbime ose aplikacione të ofruara nga palë të treta. Përdorimi i

programimeve ose shërbimeve të tilla, mund të kërkojë një regjistrim të veçantë te pala e tretë ofruese dhe mund t'u

nënshtrohet kushteve shtesë të përdorimit. Për aplikacionet në të cilat qaseni nga një sajt uebi i një pale të tretë ose

nëpërmjet tij, rishikoni në fillim kushtet e përdorimit dhe politikën e zbatueshme të privatësisë të sajteve të tilla të

uebit. Sony nuk garanton disponueshmërinë ose funksionimin e asnjë sajti të uebit apo shërbimi të ofruar nga palët

e treta.
Hiqni baterinë për të parë informacionin rregullator, të tillë si shenja CE.
Të gjitha produktet dhe emrat e kompanive të përmendura këtu janë marka tregtare ose marka të regjistruara

tregtare të pronarëve të tyre përkatës. Të gjitha të drejtat që nuk jepen posaçërisht këtu, janë të rezervuara. Të

gjitha markat e tjera tregtare janë pronë e pronarëve të tyre përkatës.
Për më shumë informacion, vizitoni www.sonymobile.com.
Të gjitha ilustrimet janë vetëm për qëllime ilustrimi dhe mund të mos pasqyrojnë saktësisht telefonin real.
Ky produkt mbrohet nga disa të drejta të pronësisë intelektuale të Microsoft. Ndalohet përdorimi ose shpërndarja e

një teknologjie të tillë jashtë këtij produkti, pa licensë nga Microsoft.
Pronarët e përmbajtjes përdorin teknologjinë e menaxhimit të të drejtave dixhitale të medias së Windows (WMDRM)

për të mbrojtur pronësinë e tyre intelektuale, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Kjo pajisje përdor softuerin

WMDRM, për qasjen në përmbajtjet e mbrojtura me WMDRM. Nëse softueri WMDRM nuk arrin ta mbrojë

përmbajtjen, pronarët e përmbajtjes mund t'i kërkojnë Microsoft të revokojë aftësinë e softuerit për të përdorur

WMDRM-në për riprodhimin ose kopjimin e përmbajtjeve të mbrojtura. Revokimi nuk ndikon në përmbajtjet e

pambrojtura. Kur i shkarkoni licensat për përmbajtjet e mbrojtura, ju pranoni që Microsoft mund të përfshijë një listë

revokimi me licensat. Pronarët e përmbajtjeve mund t'ju kërkojnë ta përmirësoni WMDRM-në për qasjen në

përmbajtjet e tyre. Nëse refuzoni një përmirësim, nuk do të jeni në gjendje të qaseni në përmbajtjen që kërkon

përmirësimin.
Ky produkt licensohet sipas licensave të portofolit të patentave MPEG-4 pamore dhe AVC, për përdorimin personal

dhe jotregtar të një konsumatori për (i) shifrimin e videove në pajtim me standardin pamor MPEG-4 ("video

MPEG-4") ose standardin AVC ("video AVC) dhe/ose (ii) deshifrimin e videos MPEG- 4 ose AVC që ishte shifruar

nga një konsumator, i cili merret me një veprimtari personale, jotregtare dhe/ose ishte siguruar nga një ofrues

videosh i licensuar nga MPEG LA për të ofruar video MPEG-4 dhe/ose AVC. Asnjë licensë nuk jepet ose nuk do të

nënkuptohet për cilindo përdorim tjetër. Informacioni shtesë, duke përfshirë atë lidhur me përdorimet promocionale,

të brendshme dhe tregtare si dhe me licensimin, mund të merret nga MPEG LA, L.L.C. Shikoni http://

www.mpegla.com. Teknologjia e deshifrimit të audios MPEG Layer-3 është licensuar nga Fraunhofer IIS dhe

Thomson.

125

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.