Përdorimi i sistemit GPS
Pajisja juaj ka një marrës GPS (Sistemi i Pozicionimit Global) që përdor sinjalet satelitore
për të llogaritur vendndodhjen tuaj. Pajisja juaj mbështet edhe sistemin GLONASS
(Sistemi Satelitor Global i Navigimit). Të dy sistemet mund të plotësojnë dhe, nëse është
e nevojshme, të zëvendësojnë njëri-tjetrin, për të siguruar saktësinë e pozicionimit dhe
një navigim pa ndërprerje. Kur aktivizoni sistemin GPS, aktivizohet automatikisht edhe
sistemi GLONASS.
Kur përdorni tipare që kërkojnë nga marrësi GPS dhe GLONASS të gjejnë vendndodhjen tuaj,
sigurohuni që të mos ketë pengesa midis jush dhe qiellit.
Për të aktivizuar GPS
1
Zvarriteni poshtë shiritin e gjendjes dhe pastaj trokitni lehtë mbi .
2
Trokitni lehtë mbi Shërbimet e vendndodhjes.
3
Zvarriteni rrëshqitësin pranë Qasja te vendndodhja ime në të djathtë.
4
Trokitni lehtë mbi Pranoj për të konfirmuar.
Kur aktivizoni GPS, aktivizohet automatikisht sistemi GLONASS.
Marrja e rendimentit më të mirë
Herën e parë që përdorni GPS mund të duhen 5 deri në 10 minuta që të gjendet
vendndodhja juaj. Për të ndihmuar kërkimin, sigurohuni se keni një pamje të hapur të
qiellit. Qëndroni pa lëvizur dhe mos mbuloni antenën GPS (zona e zgjedhur në imazh).
Sinjalet GPS mund të kalojnë përmes reve dhe plastikës, por jo përmes pjesës më të
109
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
madhe të objekteve të ngurtë, të tillë si ndërtesa dhe male. Nëse vendndodhja juaj nuk
gjendet brenda disa minutash, zhvendosuni në një vendndodhje tjetër.