Google Maps™
Përdorni Google Maps™ për të gjetur vendndodhjen tuaj aktuale, për të parë gjendjet e
trafikut në kohë reale dhe për të marrë udhëzime të hollësishme për në destinacionin
tuaj. Përpara udhëtimeve, mund të shkarkoni dhe të ruani hartat në kartën e kujtesës për
të shmangur kostot e larta të roaming.
Aplikacioni Google Maps™ kërkon përdorimin e një lidhjeje interneti. Mund të shkaktoni
faturime për lidhjen e të dhënave kur lidheni me internetin nga pajisja juaj. Për më shumë
informacion, kontaktoni me operatorin e rrjetit tuaj. Aplikacioni Google Maps™ mund të mos
jetë i disponueshëm në çdo treg, shtet apo rajon.
Për të përdorur Google Maps™
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni Hartat.
Nëse dëshironi të përdorni Google Maps™, duhet të aktivizoni një nga metodat e
vendndodhjes të disponueshme nën Cilësimet > Shërbimet e vendndodhjes.
Për të mësuar më shumë për Google Maps™
•
Kur përdorni Google Maps™, takoni , pastaj takoni Ndihma.
Shikimi i vendndodhjes së shokëve tuaj me Google Latitude™
Futuni në Google Latitude™ për të parë vendndodhjet e shokëve tuaj në hartat tuaja si
dhe përndani informacionin për vendndodhjen dhe informacione të tjera.