Sony Xperia L - Burimet dhe shërbimet e vendndodhjes

background image

Burimet dhe shërbimet e vendndodhjes

Përdorni pajisjen tuaj për të gjetur se ku jeni. Ka dy mënyra ose burime: Satelitët GPS

dhe rrjetet pa tel. Aktivizoni opsionin e rrjeteve pa tel (rrjetet celulare dhe Wi-Fi) nëse

dëshironi vetëm vendndodhjen tuaj të përafërt dhe nëse e dëshironi shpejt. Nëse

dëshironi një pozicion më të saktë dhe keni një pamje të hapur të qiellit, aktivizoni

opsionin e satelitëve GPS. Në situata kur lidhja me rrjetin pa tel është e dobët, duhet të

aktivizoni të dyja opsionet për të siguruar gjetjen e vendndodhjes suaj. Të dyja opsionet

aktivizohen sipas paracaktimit kur aktivizoni shërbimet e vendndodhjes.

Sony nuk garanton saktësinë e shërbimeve të vendndodhjes, duke përfshirë, por pa u kufizuar

në shërbimet e drejtimit.

Për të aktivizuar shërbimet e vendndodhjes

1

Zvarriteni poshtë shiritin e gjendjes dhe pastaj trokitni lehtë mbi .

2

Trokitni lehtë mbi Shërbimet e vendndodhjes.

3

Zvarriteni rrëshqitësin pranë Qasja te vendndodhja ime në të djathtë.

4

Trokitni lehtë dy herë mbi Pranoj për të konfirmuar.

Kur aktivizoni shërbimet e vendndodhjes, Satelitët GPS dhe Shërbimi i vendndodhjes së

Google (rrjetet Wi-Fi dhe celulare) do të aktivizohen sipas paracaktimit. Mund të çaktivizoni

secilin opsion me dorë.

Për të lejuar qasjen e aplikacioneve të Google në vendndodhjen tuaj

1

Zvarriteni poshtë shiritin e gjendjes dhe më pas trokitni lehtë mbi .

2

Trokitni lehtë mbi Google > Cilësimet e vendndodhjes.

3

Zvarriteni rrëshqitësin pranë Qas. apl. të Google në vendnd. tuaj në të djathtë.

Që të jeni në gjendje të përdorni shërbimet e vendndodhjes, duhet të jeni lidhur me llogarinë

tuaj të Google™.