Çfarë është Android™?
Telefoni juaj inteligjent Xperia nga Sony funksionion në platformën Android. Telefonat
Android mund të kryejnë shumë prej funksioneve të kompjuterit dhe mund t'i përshtatni
sipas nevojave tuaja. Për shembull, mund të shtoni dhe të fshini aplikacionet ose të
përmirësoni aplikacionet ekzistuese për të përmirësuar funksionalitetin. Në Google Play™
mund të shkarkoni një sërë aplikacionesh dhe lojrash nga një koleksion gjithnjë në rritje.
Gjithashtu mund të integroni aplikacione në telefonin Android™ me aplikacione të tjera
dhe me shërbimet në linjë që përdorni. Për shembull, mund të bëni kopje rezervë të
kontakteve të telefonit tuaj, të qaseni në llogaritë e ndryshme të postës elektronike dhe
kalendarët tuaj nga një vend, të informoheni për takimet tuaja dhe të përfshiheni në rrjete
sociale.
Telefonat Android™ zhvillohen vazhdimisht. Kur disponohet një version i ri i softuerit dhe
telefoni e mbështet këtë softuer të ri, mund ta përditësoni telefonin, për të marrë tiparet e
reja dhe përmirësimet më të fundit.
Telefoni juaj Android™ është i ngarkuar paraprakisht me shërbimet e Google™. Për të
përfituar sa më shumë nga shërbimet e ofruara nga Google™, duhet të keni një llogari në
Google™ dhe të hyni në të kur të nisni për herë të parë telefonin. Gjithashtu duhet të keni
hyrje në Internet, për të përdorur shumë prej tipareve në Android™.
Versionet e reja të softuerit mund të mos përputhen me të gjithë telefonat.