Transferimi i muzikës në pajisjen tuaj
Ka disa mënyra për të marrë muzikë nga një kompjuter në pajisjen tuaj:
•
Lidheni pajisjen dhe kompjuterin nëpërmjet një kablloje USB dhe zvarrisni e lëshoni
skedarët e muzikës drejt e në aplikacionin e menaxhuesit të skedarëve në kompjuter.
Shihni Lidhja e pajisjes tuaj me një kompjuter në faqen 101.
•
Nëse kompjuteri është kompjuter personal, mund të përdorni aplikacionin Media Go™
nga Sony dhe të organizoni skedarët tuaj të muzikës, të krijoni lista dëgjimi, të abonoheni
në podkaste e të tjera.
•
Nëse kompjuteri është Apple® Mac®, mund të përdorni aplikacionin Sony™ Bridge for
Mac për të transferuar skedarët multimedia nga iTunes në pajisjen tuaj.