Listat e dëgjimit
Në ekranin bazë të aplikacionit WALKMAN, mund të krijoni listat tuaja të dëgjimit nga
muzika që është e ruajtur në pajisjen tuaj.
60
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të krijuar listat tuaja të dëgjimit
1
Hapni ekranin bazë të WALKMAN.
2
Për të shtuar një artist, album ose një këngë në një listë dëgjimi, prekni dhe mbani
emrin e artistit ose titullin e albumit apo të këngës.
3
Në menynë që hapet, trokitni lehtë mbi Shto te > Krijo listën e re të dëgjimit.
4
Futni një emër për listën e dëgjimit dhe trokitni lehtë mbi OK.
Për të krijuar një listë dëgjimi, mund të trokitni lehtë gjithashtu ilustrimin e albumit dhe pastaj
të trokitni lehtë mbi .
Për të shtuar këngë në një listë dëgjimi
1
Hapni ekranin bazë të WALKMAN.
2
Shfletoni për te kënga ose albumi që dëshironi të shtoni në një listë dëgjimi, më
pas prekni dhe mbani titullin e këngës ose të albumit.
3
Trokitni lehtë mbi Shto te.
4
Trokitni lehtë mbi emrin e listës së dëgjimit tek e cila dëshironi të shtoni albumin
ose këngën. Albumi ose kënga shtohet në listën e dëgjimit.
Për të riprodhuar listat tuaja të dëgjimit
1
Hapni ekranin bazë të WALKMAN dhe pastaj trokitni lehtë mbi Listat e dëgjimit.
2
Nën Listat e dëgjimit, trokitni lehtë mbi një listë dëgjimi.
3
Trokitni lehtë mbi një këngë për ta riprodhuar.
Për të hequr një këngë nga një listë dëgjimi
1
Në një listë dëgjimi, takoni dhe mbani titullin e këngës që dëshironi të fshini.
2
Takoni Fshi nga lista e dëgjimit nga lista që shfaqet.
Për të fshirë një listë dëgjimi
1
Hapni ekranin bazë të WALKMAN dhe pastaj trokitni lehtë mbi Listat e dëgjimit.
2
Prekni dhe mbani listën e dëgjimit që dëshironi të fshini.
3
Trokitni lehtë mbi Fshij.
4
Trokitni përsëri lehtë mbi Fshij për të konfirmuar.
Nuk mund të fshini listat e dëgjimit të paracaktuara.